Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Sport

Abbas pas barazimit me Teutën: po përshtatemi me idetë e trajnerit të ri

Abbas pas barazimit me Teutën: po përshtatemi me idetë e trajnerit të ri

Elbasani siguroi një pikë nga transferta e vështirë në stadiumin “Niko Dovana”, ku u ndesh me Teutën në një takim që u mbyll pa gola, 0-0. Mesfushori verdheblu Ibrahim Abbas u vlerësua si “Lojtari i Ndeshjes” dhe dha deklaratën e tij për mediat pas përfundimit të sfidës.

Ibrahim Abbas pas barazimit me Teutën

“Faleminderit të gjithëve. E dinim se na priste një ndeshje e vështirë, pasi luanim kundër skuadrës që kryeson kampionatin. Rezultatet dhe paraqitjet tona pozitive na japin besim për sfidat e ardhshme.

Nuk jam vetëm unë që e ndihmoj Boriçin te Elbasani; kontribut japin të gjithë lojtarët, si edhe rregulli i ri, i cili po u krijon mundësi të rinjve shqiptarë.

Kemi vetëm tri ditë që punojmë me trajnerin e ri. Si grup po bëjmë çmos të përshtatemi me skemat e tij të reja. Për fat të mirë, gjithçka shkoi mirë”, u shpreh Abbas.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha