Ditmir Bushati, ish-ministër i Punëve të Jashtme, ka reaguar në lidhje me protestat që po zhvillohen në vend, duke shprehur shqetësimin për përdorimin e mjeteve të ndryshme që kanë shkaktuar përleshje dhe kanë vënë në rrezik jetën e njerëzve.
Qëndrimi i Bushatit për protestat
Bushati thekson se edhe dhuna nga ana e policisë nuk përbën një zgjidhje për të tejkaluar situatën aktuale.
Reagimi i plotë:
Gaz lotsjellës, tym, koktej molotovi, rrahje, alarme, fishekzjarre, shkopinj gome, plumba gome, sprej me piper dhe përleshje. Këto janë skenat e trazirave në Tiranë, ndërsa protestat e studentëve vijojnë. As dhuna dhe as brutaliteti policor nuk ofrojnë një zgjidhje për të kapërcyer situatën e vështirë të tanishme.
Burimi: euronews.al










