Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Zjarr në studiot e Top Albania Radio, ndërpritet transmetimi i emisionit Wake Up

Zjarr në studiot e Top Albania Radio, ndërpritet transmetimi i emisionit Wake Up

Mëngjesin e sotëm, një incident i befasishëm ka prekur ambientet e radiostacionit Top Albania Radio. Si pasojë e një zjarri që shpërtheu papritur në studio, transmetimi i emisionit të mëngjesit “Wake Up” është ndërprerë.

Me anë të një komunikimi zyrtar në rrjetet sociale, ekipi i Top Channel dhe Top Albania Radio ka informuar ndjekësit dhe dëgjuesit se të gjithë punonjësit janë në gjendje të mirë dhe të sigurt.

“Për shkak të një zjarri të papritur në ambientet e Top Albania Radio, emisioni “Wake Up” nuk do të transmetohet sot. I gjithë stafi është mirë dhe ndodhet në kushte të sigurta. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”

theksohet në njoftimin zyrtar.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe drejtuesi i Top Albania Radio, Ledion Liço, i cili ka ndarë një imazh të ambienteve të dëmtuara të studios të mbuluara nga tymi.

“Një mëngjes i trishtë për Top Albania Radio dhe dëgjuesit e saj. Një zjarr i papritur ka dëmtuar studiot tona duke na bërë të pamundur transmetimet tona normale. Edhe pse të shokuar nga kjo fatkeqësi e papritur, jemi të gjithë mirë dhe duke punuar fort për t’iu kthyer normalitetit, duke ju falënderuar për mirëkuptimin dhe dashurinë,”

ka shkruar ai.

Në këto momente po punohet për riparimin e dëmeve dhe rikthimin e transmetimeve në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha