Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

The Crown tani edhe në Prishtinë, MOI LIFESTYLE dhe THE CROWN PRISHTINA hapin dyert më 24 tetor

The Crown tani edhe në Prishtinë, MOI LIFESTYLE dhe THE CROWN PRISHTINA hapin dyert më 24 tetor

Në zemër të Prishtinës, MOI LIFESTYLE dhe THE CROWN PRISHTINA sjellin një koncept të ri mikpritjeje, që nis nga brunch-i, koktejet dhe mbrëmjet sociale dhe arrin deri te një eksperiencë fine dining me vetëm katër tavolina.

Kryeqyteti i Kosovës po përgatitet të presë një destinacion të ri gastronomik, ku jeta sociale dhe kuzhina premium bashkohen në një adresë të vetme. Më 24 tetor, në zonën e Kafeve të Vogla, në ambientet e ish-Da Michele, hapen zyrtarisht MOI LIFESTYLE & THE CROWN PRISHTINA, dy koncepte të reja të The Crown Group, që sjellin një qasje të veçantë ndaj ushqimit, shërbimit dhe kulturës së mikpritjes. Ky zgjerim vjen pas përfshirjes së The Crown Boutique Hotel & SPA në përzgjedhjen e hoteleve të MICHELIN Guide në Shqipëri, një referencë e rëndësishme ndërkombëtare për markën guide.michelin.com

MOI LIFESTYLE dhe THE CROWN PRISHTINA

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Tiranë, The Crown vjen në kryeqytetin e Kosovës me një projekt që u përgjigjet dy mënyrave të ndryshme të të shijuarit të gastronomisë: një hapësirë sociale për çdo ditë të javës dhe një restorant ekskluziv, ku çdo darkë ndërtohet si një përvojë e personalizuar.
MOI LIFESTYLE: Një adresë për çdo moment të ditës. I konceptuar posaçërisht për Prishtinën, MOI LIFESTYLE synon të bëhet një pikë takimi për ata që e shohin gastronominë si pjesë të pandashme të jetës sociale.
Nga brunch-i i mëngjesit te afternoon tea me frymëzim londinez, nga darkat mes miqsh te koktejet dhe mbrëmjet tematike, MOI ofron një eksperiencë që ndryshon ritëm përgjatë ditës. Të dielave, menuja pasurohet me Sunday Roast, një traditë e njohur britanike, e menduar për dreka që bashkojnë familjen dhe miqtë rreth së njëjtës tavolinë.
Koncepti është ndërtuar për një publik të gjerë: çifte, të rinj, grupe miqsh dhe familje. Pa një kod të detyrueshëm veshjeje, MOI synon të ndërthurë cilësinë e shërbimit me një atmosferë të çlirët, ku çdo vizitë mund të kthehet në një arsye për t’u rikthyer.
THE CROWN PRISHTINA: Vetëm katër tavolina. Një eksperiencë ndryshe. Në të njëjtën adresë, por me një filozofi krejt tjetër, THE CROWN PRISHTINA sjell një koncept intim fine dining, për ata që kërkojnë më shumë se një darkë tradicionale.
Vetëm katër tavolina, deri në 16 mysafirë në mbrëmje dhe shërbim ekskluzivisht për darkë: këto janë disa nga elementet që e bëjnë këtë koncept të veçantë. Restoranti do të funksionojë katër mbrëmje në javë, me një eksperiencë të ndërtuar rreth filozofisë chef’s table, ku kuzhina dhe shërbimi zhvillohen në një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me mysafirët.
Menuja e degustimit surprizë, shoqërimi me verëra të përzgjedhura dhe vëmendja ndaj çdo detaji e kthejnë darkën në një udhëtim gastronomik të kuruar nga ekipi. Kapaciteti i kufizuar mundëson një shërbim më të personalizuar, duke marrë parasysh preferencat dhe kërkesat ushqimore të secilit mysafir. Rezervimi paraprak është i domosdoshëm dhe çdo kërkesë konfirmohet individualisht nga stafi.

Sipas ekipit drejtues, datat e para të disponueshme për rezervime nisin më 20 nëntor.

Nga Tirana në Prishtinë: Një tjetër kapitull për The Crown

Pas këtij zgjerimi qëndron The Crown Group, me themelues Fatjon Selimaj, dhe shef ekzekutiv Albi Subashin. Projekti i ri mbështetet në përvojën e krijuar në Tiranë, ku The Crown ka ndërthurur hotelerinë boutique, gastronominë, barin dhe shërbimet SPA në një ndërtesë historike në qendër të kryeqytetit shqiptar.
Një prej pikave të rëndësishme të rrugëtimit të markës është përfshirja e The Crown Boutique Hotel & SPA në përzgjedhjen e MICHELIN Guide për hotelet në Shqipëri, një referencë ndërkombëtare në industrinë e mikpritjes. Rrugëtimi i markës ka gjetur pasqyrim në botime si Vanity Fair, Gambero Rosso dhe Italia a Tavola. Në këtë të fundit është dokumentuar edhe një mbrëmje gastronomike në The Crown Tirana me presidentin e Euro-Toques Italia dhe International, Enrico Derflingher. thecrowntirana.com
Prania ndërkombëtare e grupit përfshin gjithashtu pjesëmarrjen e Fatjon Selimajt dhe Albi Subashit në The Best Chef Awards 2025, një mundësi shkëmbimi me profesionistë dhe përfaqësues të gastronomisë botërore.
www.linkedin.com

Me hapjen e 24 tetorit, kjo përvojë merr një formë të re në kryeqytetin e Kosovës, duke sjellë në Prishtinë dy koncepte me identitete të dallueshme, por me një filozofi të përbashkët: vëmendjen ndaj cilësisë, detajeve dhe përvojës së mysafirit.
MOI LIFESTYLE për ata që kërkojnë një vend ku dita vazhdon natyrshëm nga kafeja te darka.
THE CROWN PRISHTINA për ata që duan ta kthejnë një darkë në një eksperiencë të veçantë.

Dy koncepte, një adresë dhe një kapitull i ri për gastronominë. Nga 24 Tetori, vetëm në Prishtinë.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha