Vetëm disa javë pasi filloi transmetimi, seriali i ri i Burak Özçivit, “Güneşin Doğduğu Yer” (“Aty ku lind dielli”), po përballet me një ndryshim të papritur në prapaskenë.
Regjisorët Çağrı Vila Lostuvalı dhe Çiğdem Bozali, të cilët kanë qenë pjesë e projektit që nga fillimi, do të tërhiqen nga drejtimi i serialit që transmetohet në televizionin turk ATV.
Ky dyshe njihet për punën në serialin e suksesshëm “Masumlar Apartmanı” (“Apartamenti i të pafajshmëve”), për të cilin fituan çmimin “Regjisorët më të mirë” në ceremoninë e Golden Butterfly Awards në vitin 2021.
Ndërkohë, është bërë i ditur edhe emri i regjisorit që do të marrë drejtimin e projektit pas largimit të tyre. Bëhet fjalë për Ketche, i cili do të vazhdojë punën për episodet e ardhshme të serialit.
Mbetet për t’u parë se si do të ndikojë ky ndryshim në ecurinë e produksionit, i cili sapo ka nisur rrugëtimin e tij në ekran.
Burimi: bordo.al










