Ronela Hajati mund të ketë zbuluar pa qëllim diçka më shumë rreth jetës së saj sentimentale. E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, këngëtarja u përgjigj për një sërë pyetjesh mbi marrëdhëniet në çift, por disa prej komenteve të saj ngritën dyshime se mund të jetë e dashuruar.
Loja në emision dhe pyetjet për partnerin
Gjatë lojës, Luizi i kërkoi të vlerësonte me nota sjellje të ndryshme të një partneri, duke filluar nga xhelozia e deri te gjestet romantike.
Kur u pyet për një djalë që i kërkon fjalëkalimin e Instagramit, Ronela u përgjigj me humor: “Në rregull, edhe ti do më japësh fjalëkalimin”.
Më pas, Luizi e pyeti për një partner që, sa herë ajo publikon foto seksi, i komenton “shumë bukur zemër” dhe nuk ndihet i pasigurt nëse i rritet numri i ndjekësve. Ronela e vlerësoi këtë sjellje, duke theksuar: “Një burrë që është krenar me atë që ka, tregon se ka besim”.
Por përgjigjja që tërhoqi më shumë vëmendje erdhi kur Luizi përshkroi një djalë që, pas një zënke, e heq nga Instagrami, e bllokon në WhatsApp dhe e detyron ta telefonojë nga një numër tjetër.
“Ai është një që ma mori shpirtin, një 1 do ja ulim”, u shpreh këngëtarja, duke lënë vend për dyshime nëse bëhej fjalë për një përvojë personale.
Përgjigjet për sjelljet e partnerit
Kur Luizi e pyeti për një partner që, pasi dëgjon “bëj ça të duash”, vepron vërtet siç dëshiron, Ronela u përgjigj: “Le ta bëjë po ka qejf, ça të dojë le të bëjë”.
Ndërsa për një djalë që në restorant bën sikur ka harruar portofolin në shtëpi, ajo nuk pati asnjë kundërshtim. “Unë mund të paguaj edhe nëse e ka portofolin, se kam problemin. Jam gocë bobe”, tha Ronela.
Një tjetër përgjigje interesante lidhej me mesazhin “mirëmëngjesi princeshë”, që mbërrin në orën 14:00. “Me 2 të drekës sime i bie 8 e darkës atje”, u përgjigj këngëtarja, ndërsa Luizi sqaroi se bëhej fjalë për Kanadanë ose SHBA-në, jo Australinë.
Në fund, kur u pyet nëse do t’i rritej nota një djali që i sjell lule pa ndonjë arsye të veçantë, Ronela u përgjigj pa hezitim: “I rritet dhe e mira është të sjellë sa më shumë”.
Burimi: bordo.al










