Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Pas divorcit nga Ben Affleck, Jennifer Lopez përflitet për një lidhje të re

Pas divorcit nga Ben Affleck, Jennifer Lopez përflitet për një lidhje të re

Jennifer Lopez dhe aktori britanik Brett Goldstein, të cilët luajnë së bashku në filmin “Office Romance”, sipas një burimi të cituar nga Page Six, përfliten se kanë filluar një lidhje pa detyrime serioze.

Këngëtarja 57-vjeçare dhe aktori 46-vjeçar kanë tërhequr vëmendjen për afrimitetin e tyre në publik, ndërsa së fundmi janë parë duke arritur dhe duke u larguar me të njëjtin automjet nga një festë në Los Anxhelos, më 16 tetor.

Dyshimet për një lidhje janë shtuar edhe nga komentet me tone flirtuese që kanë shkëmbyer gjatë promovimit të filmit të tyre. Lopez e ka quajtur Goldstein partnerin më të mirë të puthjeve me të cilin ka punuar ndonjëherë, ndërsa aktori e vlerësoi puthjen me të me notën “12 nga 10”.

Sipas burimeve të cituara nga mediat e huaja, kimia mes tyre ishte e dukshme që gjatë xhirimeve, ku dyshja kalonte shumë kohë bashkë dhe shfaqte afrimitet. Megjithatë, të dy i kanë mohuar më parë zërat për një lidhje, ndërsa as tani nuk kanë konfirmuar publikisht se janë çift.

Thashethemet vijnë dy vjet pas divorcit të Lopez nga Ben Affleck, me të cilin u martua në vitin 2022. Ndërkohë, Goldstein raportohet se është beqar që prej ndarjes nga partnerja Beth Rylance, në vitin 2022.

Burimi: www.kosovarja-ks.com

Të fundit Të gjitha