Këngëtarja Fjolla Morina ka dhënë një deklaratë të hapur në lidhje me marrëdhëniet me kolegët e saj, duke bërë të qartë se paratë nuk ndikojnë në mënyrën se si ajo i vlerëson njerëzit.
Gjatë një interviste për “Artistët Shqiptarë”, asaj iu drejtua pyetja nëse ndonjë koleg i ka borxh para, dhe artistja theksoi se kjo çështje nuk ka peshë të madhe për të, madje edhe nëse një gjë e tillë ka ndodhur realisht.
“Jo, edhe nëse më ka, nuk ka rëndësi. Ka ndodhur herë të tjera, por nuk është problem. Për mua paraja nuk vlen asgjë”, u shpreh Morina.
Ajo nënvizoi se për të kanë vlerë më të lartë sjelljet njerëzore, sinqeriteti dhe momentet e ndara me dikë, sesa ana materiale.
Sipas mendimit të saj, paratë shkojnë e vijnë, ndërsa lidhjet njerëzore dhe fjala e mbajtur kanë vlerë shumë më të madhe.
“Është njeriu, fjala, biseda, koha e kaluar bashkë me ty, një darkë, kjo ka vlerë për mua”, theksoi këngëtarja.
Në të njëjtën intervistë, Fjolla komentoi edhe mënyrën se si përballet me vështirësitë e jetës.
Ajo deklaroi se nuk ndjen frikë përballë vështirësive dhe se nuk e ka pëlqyer kurrë kur njerëzit lejojnë që frika t’i ndalojë ata të ecin përpara.
“Unë nuk kam frikë nga jeta, nga sfidat, nga luftërat, nga asgjë”, përfundoi Morina.
Burimi: indeksonline.net










