Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Dublanti grek i Chuck Norris gjendet i vdekur në burgun e Patrasit

Dublanti grek i Chuck Norris gjendet i vdekur në burgun e Patrasit
Foto: lajmifundit.al

Një shtetas grek 64-vjeçar, i cili po vuante dënimin me burgim të përjetshëm, u gjet i vdekur brenda burgut Agios Stefanos në Patras. Shkaku i vdekjes mbetet i panjohur. Autoritetet po hetojnë rastin dhe po presin rezultatet e autopsisë për të sqaruar rrethanat e vdekjes së tij.

Burri 64-vjeçar nga Mesinia, i gjetur i vdekur të enjten në burgun “Agios Stefanos” në Patras, kishte një jetë që dukej si nga një film kriminal.

Ai quhej Vasilis Varelas, një aktor me stil hollivudian. Pasi kishte punuar si dublant në skena të rrezikshme për yllin ndërkombëtar Chuck Norris, përfundoi në burg për një seri vrasjesh.

Kush ishte “Kanadezi Bill”?

Sipas tempo24, karriera e Vasilis Varelas filloi në Nedoussa, në rajonin e Tajgetosit. Në vitet 1980, ai, një boksier nga Mesinia dhe dy herë kampion në kikboks, nisi karrierën në sheshet e xhirimit në Hollivud. Si kaskadier i guximshëm, shërbeu si dublant për Chuck Norris në skena shumë të rrezikshme.

Dublanti grek i Chuck Norris gjendet i vdekur në burgun e Patrasit

Për këtë emigrant grek, “ëndrra amerikane”, të cilën e ndoqi duke punuar si dublant dhe boksier, mori fund në vitin 1988 me një vrasje në Kanada. Kjo e bëri atë një person në kërkim, objekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Pas një konflikti personal, ai kishte vrarë viktimën me gjakftohtësi, duke e qëlluar në kokë.

Nga dublant në kreun e një bande kriminale në Meseni

Karriera e tij në film praktikisht mori fund aty. Pas periudhës si dublant në Hollivud, u kthye në Kalamata, ku mori rolin e kreut të një bande kriminale në rajonin e Mesenisë.

Midis fillimit të viteve 2000 dhe vitit 2008, hyri e doli disa herë nga burgu, kryesisht për vepra penale që lidheshin me drogën.

Ai organizoi një bandë që kryente vrasje me pagesë dhe zhvatte shuma të mëdha parash, ndonjëherë deri në 3000 euro, nga pronarët e bizneseve vendase.

Rolin e vrasësit me pagesë brenda grupit e mbante një shqiptar 29-vjeçar, i njohur në Athinë si “Nikos”. “Bill” e ngarkoi atë të eliminonte ish-bashkëshortin e të dashurës së tij, me të cilin kishte një hasmëri. Në dy raste të ndryshme, objektivi shpëtoi nga vdekja për fije qimeje.

Në pritën e parë, në mars 2009 në Nea Filadelfia, autori e qëlloi burrin në kokë nga një distancë shumë të afërt. Viktima u dërgua me urgjencë në spital, ku arriti të mbijetonte pas një beteje të vështirë për jetën.

Arrestimi pas vrasjes së dyfishtë brutale

Zbulimi i vrasjes së dyfishtë brutale të shtetasit shqiptar 35-vjeçar, Felim Mesai, dhe djalit të tij dyvjeçar, ngjarje që ndodhi në fund të nëntorit 2011, shënoi fillimin e rrethimit të Vasilis Varelas dhe bandës së tij.

Trupat u gjetën brenda një makine të zhytur në një kanal vaditës. Babai ishte vrarë me një plumb në kokë, ndërsa fëmija me një plagë të thellë thike në qafë. Hetimet intensive policore për këtë krim të tmerrshëm dhanë fryte, dhe u zbulua se bëhej fjalë për një vrasje me pagesë, urdhrin për të cilën e kishte dhënë Vasilis Varelas.

Shqiptari 29-vjeçar u kap pas një operacioni të EKAM-it (Njësia Speciale Kundër Terrorizmit), që hyri me forcë duke thyer derën e një banese në Porto Rafti. Vasilis Varelas fshihej në një pronë të izoluar, të ruajtur nga qen, dhe u arrestua ndërsa mbante një pistoletë në dorë.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha