Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Kombi shqiptar përkrah me zë të lartë protestat e rinisë studentore

Kombi shqiptar përkrah me zë të lartë protestat e rinisë studentore

Peticioni i mbi një mijë profesorëve dhe pjesëmarrja e tyre në mbështetje të protestave studentore, të kërkesave të tyre për ndryshimin e Shqipërisë, për reformimin e sistemit, kundër elitës politike në Shqipëri, për largimin e politikës së vjetër, tashmë u ka dhënë protestave një dimension tjetër shtesë: edhe e gjithë sfera intelektuale është ngritur kundër këtij regjimi antiintelektual, regjim që përveçse është mëkatari më i madh në historinë shqiptare, është edhe një ofendim i madh dhe i padurueshëm për intelektin njerëzor, për faktin se kemi të bëjmë me një regjim antihuman, injorant, të korruptuar, kundërintelektual, kundërproduktiv, të montuar në të gjithë sistemin, një regjim hajdutokratësh të lig, tradhtar dhe kundër interesave kombëtare; regjim që ka si projekt ankandin dhe pazarin me trojet shqiptare; regjim që ka si projekt dëbimin e shqiptarëve dhe të rinisë nga Shqipëria. Por ndryshimi patjetër do të vijë, kombi do të triumfojë, drita do të triumfojë mbi errësirën.

Dituria do të triumfojë mbi injorancën; do të triumfojë demokracia e liria mbi shtazërinë e regjimit; patriotizmi do të triumfojë mbi tradhtinë; morali do të triumfojë mbi antivlerat.

  • Rinia patriotike studentore do ta çojë në fitore kauzën madhore, Triumfin e Kombit
  • Partia Socialiste e Shqipërisë dhe policia e terrorit, mburojë politike dhe dhune në shërbim të kryeministrit Edi Rama

Protestat studentore dhe reagimi i pushtetit

Protestat studentore e nxorën lakuriq dhe ia grisën maskën regjimit hajdut, korruptiv, kriminal, injorant, çnjerëzor dhe gjenocidit e terrorist të pushtetit në Shqipëri, të partisë socialiste-shtet dhe narkoshtetit. Ajo që u pa nga veprimet e policisë dhe dhuna e saj kundër protestuesve nuk e ka bërë as Ramiz Alia dhe nuk do ta kishte bërë as diktatori Enver Hoxha në kushtet dhe rrethanat e sotme, kur pretendohet se Shqipëria ka hyrë në demokraci dhe pretendon të bëhet anëtare e BE-së. Sot, meqenëse Partia Socialiste i është nënshtruar, mbështet dhe nuk ka asnjë farë ndjesie e përgjegjësie për të ndalur kryeministrin e vet, Partia Socialiste duhet të nxirret jashtë ligjit, sepse: PS është bërë mburoja politike dhe ombrella e krimeve të qeverisë së Edi Ramës, gjë që tashmë është shënuar dhe do të mbetet në kujtesën historike kombëtare si politika më antishqiptare dhe më antikombëtare në historinë e shqiptarëve.

Sa poshtë ka rënë policia shqiptare: policët shqiptarë revolen dhe kapelën e policit, me injorancën e tyre, i shohin si privilegj e pushtet, dhe për pagën që marrin sillen e veprojnë kaq ligësisht dhe barbarisht me fëmijët dhe studentët shqiptarë, sikur të ishin apo të silleshin edhe me urrejtje dhe më pashpirtërisht se mercenarët e huaj. Sot, në ditën e 143-të të protestave rinore, në mbështetje të rinisë studentore dhe të kauzave kombëtare të protestave të tyre kanë dalë edhe elita intelektuale, akademike dhe truri i kombit. Pra kombi kërkon dorëheqjen e Ramës.

“Bota Sot”: Z. Kapiti, një përgjigje mbi këtë deklaratë të Ramës

Rama thotë se pas protestave qëndron “dora e huaj” – sa qëndrojnë këto pretendime dhe kush fshihet pas dhunës, cili është mendimi i juaj? Rama ka të drejtë kur thotë se pas këtyre protestave qëndron dora e huaj, sepse dorës së huaj, armiqve të shqiptarëve u intereson që në Shqipëri të ketë qeveri dhe kryeministër antikombëtar, qeveri e cila ua bën jetën skëterrë dhe të padurueshme shqiptarëve, siç është qeveria e Edi Ramës.

Pra Rama po thotë një të vërtetë, dhe kjo e vërtetë është ajo se ai e di më mirë se kushdo se qeverisja e tij është qeverisja më e korruptuar në Europë, qeverisja e cila punon dhe i ka nxjerrë në ankand e në shitje trojet shqiptare; qeverisja e këtij kryeministri që deshi së pari ta ndajë dhe ta coptojë Kosovën; kryeministri i cili për Veriun e Kosovës deklaroi se është tokë e askujt; kryeministri i cili Kosovën e shikonte me sytë e Beogradit; kryeministri i projektit antishqiptar e antiKosovë të Open Ballkanit.

Kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiqit, pasi kështu është etiketuar edhe nga gazetarët e huaj; kryeministri që ngriti sistemin e korrupsionit, narkoshtetit dhe të Kanabistanit. Nuk ka dorë të zezë prapa protestuesve, kur më e zezë se kjo qeveri nuk ka, kur gjysma e kësaj qeverie, me ministra, me zëvendëskryeministra, me zëvendësministra e drejtorë, janë në arrest, janë në burg dhe të akuzuar për korrupsion; nuk ka dorë të zezë prapa protestuesve të cilët kërkojnë largimin e kësaj qeverie të korruptuar.

Kur aleati më i madh i shqiptarëve, që janë SHBA-të, deklarojnë se korrupsioni është kërcënim i madh për sovranitetin kombëtar, atëherë kush është dora e zezë këtu; është korrupsioni i politikës dhe i qeverisë së kryeministrit, apo protestat antikorrupsion të rinisë patriotike studentore? Nuk ka dorë të zezë te protestat kur elita kombëtare akademike i mbështet protestuesit të cilët kërkojnë ndryshimin, dhe vetëm një mendje e errët, e ligë dhe djallëzore krijon fantazira të tilla kundër protestuesve patriotë.

Burimi: sot.com.al

Të fundit Të gjitha