Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Studenti protestues rrëfen kërcënimet me vdekje: Më futën kokën në kovë me ujë

Studenti protestues rrëfen kërcënimet me vdekje: Më futën kokën në kovë me ujë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka bërë publike dëshminë e një të riu që u shoqërua nga Policia gjatë protestës së studentëve. Sipas kësaj dëshmie, ai është dhunuar nga efektivët dhe nuk është vizituar nga mjekët, edhe pse kishte shenja të dukshme në fytyrë dhe në kokë.

Në videon e publikuar nga Shehaj, studenti pyetet nëse vazhdon të ketë shenja dhune dhe nëse është vizituar nga mjekët pas shoqërimit në komisariat. “Ti ke akoma shenja te syri dhe te koka?” – pyetet ai.

“Po”, përgjigjet i riu, duke konfirmuar më pas se nuk është vizituar ende nga mjekët.

Dëshmia për të rinjtë e tjerë të arrestuar

Studenti tregon gjithashtu për situatën që kanë përjetuar të rinj të tjerë të arrestuar gjatë protestës, me të cilët ka ndarë ambientet e paraburgimit.

Ai pretendon se një prej të rinjve kishte shenja të dukshme dhune në fytyrë dhe në trup dhe se i kishte treguar për keqtrajtimin e ushtruar ndaj tij në Komisariatin nr. 2.

“Një që kisha unë në qeli, i kishin futur kokën në një kovë te Komisariati nr. 2, me ujë të qelbur. Nuk e di me çfarë ishte ajo”, rrëfen studenti.

Sipas tij, efektivët e kishin kërcënuar të riun duke i thënë: “Fute kokën te kova se do të të rrah”.

“Shumë i trembur, ishte rrahur në mënyrë masakër, masakër. Edhe e kërcënonin akoma Shqiponjat, i thoshin: ‘Po të pashë më në rrugë, do të të vras’”, dëgjohet të thotë ai në video.

Burimi: sot.com.al

Të fundit Të gjitha