Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Dy komisione parlamentare mblidhen për të shqyrtuar Projektligjin për Byronë Shtetërore

Dy komisione parlamentare mblidhen për të shqyrtuar Projektligjin për Byronë Shtetërore

Dy komisione parlamentare do të zhvillojnë sot mbledhje në Kuvend, ku do të diskutohen shqyrtimi i Projektligjit për Byronë Shtetërore dhe raportimi mbi auditimin e buxhetit të shtetit për vitin 2025.

Komisioni për Legjislacion

Në orën 13:00, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të shqyrtojë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Ndërsa në orën 14:00, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të dëgjojë raportimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, dhe të Auditorës së Përgjithshme, Vlora Spanca.

Ata do të raportojnë në lidhje me raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2025.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha