“Serbët i shprehën me votë në mënyrë masive dëshirën e tyre për ndryshim, duke i dhënë fund kështu, ndoshta përgjithmonë, epokës së sundimit politik të Aleksandër Vuçiç.
Zgjedhjet në Serbi
Zgjedhjet në Serbi na kujtojnë atë që e kemi ditur gjithmonë: se popujt e kanë mundësinë dhe forcën ta ndryshojnë kursin e vendit të tyre, madje edhe përballë pushteteve që pretendojnë se janë të përhershme.
Shpresoj që kjo zgjedhje të hapë një kapitull të ri për demokracinë në Serbi dhe për bashkëpunimin në rajon.
Ajo që ndodhi në Serbi i hap Ballkanit një mundësi që duhet vlerësuar hap pas hapi sipas veprimeve dhe reagimeve që do të pasojnë. Siç e theksoi kancelari Merz, ngecja në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi pengon përparimin e rajonit. Drejtuesit e rinj kanë rastin dhe mundësinë të dëshmojnë se ndryshimi përfshin edhe heqjen e mendësisë shoviniste, gatishmërinë për dialog, zbatimin e marrëveshjeve dhe respektimin e sovranitetit të Kosovës.
Përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës
Një urim i veçantë për përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës, me shpresën që zëri i tyre parlamentar të kthehet në sa më shumë barazi, të drejta dhe mundësi për shqiptarët në Serbi.
Shqipëria është e interesuar për një Serbi demokratike dhe europiane. Prova e këtij orientimi do të jetë mënyra se si pushteti i ri u përgjigjet qytetarëve të vet dhe ndërton marrëdhëniet me fqinjët. Me mbështetjen e BE-së dhe të SHBA-së, kjo mundësi duhet kthyer në hapa konkretë drejt një paqeje të qëndrueshme që u detyrohemi qytetarëve dhe brezit të ri të Ballkanit”, shkruan Spiropali.
Burimi: tirananews.al









