Kryeministri Edi Rama deklaroi në një postim në rrjetet sociale se protesta që po zhvillohet prej dhjetë ditësh në Tiranë financohet nga krimi i organizuar, si dhe nga të ardhura që vijnë nga jashtë vendit me mbështetjen e forcave të huaja.
Akuzat e Ramës për financimin dhe organizimin e protestës
Sipas Ramës, përshkallëzimi është përgatitur prej muajsh. Ai theksoi se futja e maskave dhe e lëndëve eksplozive përmes doganës ndodhet në duart e policisë, ashtu si edhe të dhënat për organizimin e grupeve që ai i lidh me Antifa. Kryeministri shtoi se në duart e policisë janë edhe pjesëmarrësit, ose të paktën një pjesë e tyre, në këtë dhunë që, sipas tij, financohet nga krimi i organizuar dhe nga para që vijnë nga jashtë. Ai vuri në dukje gjithashtu se pjesa më e madhe e përgjegjësisë bie mbi Partinë Demokratike, e cila dje mori autorësinë e nisjes së dhunës pranë ministrisë së arsimit.
Burimi: euronews.al










