Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kulturë

Gjergj Fishta përcakton kushtet që duhet të plotësojë kandidati për deputet

Gjergj Fishta përcakton kushtet që duhet të plotësojë kandidati për deputet

Gjergj Fishta (1923) – Revista Hylli i Dritës

Nevoja për Kuvendin e Dheut

Për shtetin tonë është e nevojshme që sa më shpejt të mblidhet Kuvendi i Dheut ose Konstituenta, sepse kërkohet një reformë rrënjësore, si në aspektin politik ashtu edhe në atë të parimeve kulturore, mbi të cilat duhet të ndërtohet përfundimisht shteti shqiptar.

Që të ligjërohen me ndonjë kalangerç “gishti” intrigat dhe ambiciet e njërës apo të tjetrës kastë, të njërit apo të tjetrit idiot surrullup e surrat-qerep, nuk ia vlen mundimi që të mblidhet Kuvendi i Dheut, dhe është krim që të shpenzohen paratë e Shtetit – gjaku i popullit të mjerë – për një komedi kaq të dëmshme e të poshtër.

Kushti për delegatin e Asamblesë Kushtetuese

Së pari dhe më kryesorja, delegati për Asamblenë Kushtetuese duhet të jetë shqiptar. Kur them “shqiptar” nënkuptoj shqiptarin tamam shqiptar, domethënë: shqiptar nga gjuha dhe shqiptar nga lindja – që të ketë lindur brenda kufijve të Shtetit Shqiptar; e jo shqiptar adoptiv – bir në shpirt i Shqipërisë – shqiptar me dy pasaporta në xhep: me valixhe në dorë e me shtëpi mbi shpinë të kalit – sot këtu, nesër kushedi se ku: si zogjtë, që ndërrojnë vend sipas ndryshimit të stinës.

Nga ky rregull i përgjithshëm do të përjashtohen të gjithë ata, që me botime të veta të vlefshme kanë ndriçuar e pasuruar letërsinë shqipe, dhe me të holla e vepra të tjera patriotike janë përpjekur për triumfin e lirisë sonë kombëtare./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha