Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Rama përballet me protestuesin në debat virtual: Akuzat për dhunë ndaj studentëve janë të pabaza, dialogu nuk duhet të shmanget

Rama përballet me protestuesin në debat virtual: Akuzat për dhunë ndaj studentëve janë të pabaza, dialogu nuk duhet të shmanget

Edi Rama ka zgjedhur një rrugë tjetër për t’iu drejtuar protestuesve që nuk pranojnë ftesën e tij për dialog, këtë herë pa pasur nevojë që ata të ulen përballë tij. Kryeministri ka marrë videon e një të riu, i cili i kishte drejtuar një sërë pyetjesh, dhe u është përgjigjur një nga një në një video rreth 10-minutëshe, e montuar në formën e një bisede mes tyre.

Megjithatë, ajo që nis me pyetjen se me kë kërkon Rama të dialogojë, brenda 10 minutash shndërrohet në një përballje për të gjitha çështjet që i ndajnë protestuesit nga kryeministri. Nga njëra anë vihet re mosbesimi i të riut, i lidhur me ndërhyrjen e policisë në protesta, premtimet e vitit 2018, largimin e shqiptarëve dhe emrat e ministrave e ish-zyrtarëve të përfshirë në çështje me drejtësinë.

Nga ana tjetër është Rama, i cili, ndërsa është nisur drejt Budvës për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, e vendos dhunën si vijën e kuqe të dialogut, mbron veprimet e policisë dhe kundërshton akuzat ndaj njerëzve që ka zgjedhur, duke i kthyer ato automatikisht në përgjegjësi personale të tij.

Mes pyetjeve për Belinda Ballukun, Arben Ahmetajn, Erion Veliajn dhe Saimir Tahirin, kryeministri pranon se në 13 vite qeverisje mund të ketë bërë edhe zgjedhje të gabuara, por nuk tërhiqet nga qëndrimi se qeveria nuk duhet të bëhet avokate e askujt që vihet nën akuzë.

Dhe pikërisht aty ku i riu kërkon përgjigjen më të drejtpërdrejtë, se kur do të mbajë vetë Rama përgjegjësi, videoja mbyllet pa një përgjigje konkrete.

Kryeministri ia lë atë një takimi ballë për ballë, duke e ftuar të riun të distancohet nga gurët dhe zjarri dhe të mos e ketë frikë dialogun.

Dialogu i plotë mes të riut protestues dhe kryeministrit Rama

Djali: Zoti kryeministër, me kë doni të dialogoni?

Rama: Dua dialog me këdo që beson se unë jam i keq, por dhuna është një armik i lirisë së të gjithëve.

Djali: Me të rinjtë që policia i qëlloi me plumba gome dhe i mbyti me gaz lotsjellës, apo me studentët që i mbani me premtime që nga 2018-a?

Rama: Policia u qëllua me gurë e me zjarr e me lloj-lloj saçmesh e vidash, me llastiqe nga ato primitivet, dhe reagoi me gaz lotsjellës e me ujë, e në ndonjë rast edhe me shkop e me plumb gome, mjete të çdo policie në çdo vend demokratik. Dhe kur policët e plagosur janë më shumë se dyfishi i protestuesve të plagosur, ndryshe nga të gjitha vendet ku ka ndodhur dhe ndodh këto ditë diçka e ngjashme, çdo pretendim për dhunë nga policia mbi studentët është djallëzor. Jam gati ta bëjmë bilancin e zotimit të 2018-ës, por ballë për ballë dhe me fakte, jo me retorikë.

Djali: Mos ndoshta tani u kujtuat të flisni me flamingot?

Rama: Unë u kujtova tani të flas për flamingot? Jo! Kam bërë dhe publikuar një reflektim të tërë pasi i kam ndjekur, dëgjuar, analizuar dhe flas për ata të qershorit se ata ishin për mua flamingot. Madje sot, ndër të tjera rezultate të atij reflektimi ka dhe një dritare që lindi si pjesë e tij: “flamingomirror.al”, ”pasqyra e flamingos”.

Djali: Tani u kujtuat për dialog?

Rama: Lexoje pak datën te ky inserti. (Për të rejat e të rinjtë që besojnë vërtetë se po bëjnë një revolucion, unë kam vetëm simpati dhe jam gjithnjë gati të flas, nëse duan të flasin, por mbetem plotësisht mirëkuptues nëse ata nuk duan të flasin. (12 Qershor 2026) Ka disa të tilla. Ndërkohë që për katër muaj i kam dëgjuar më shumë se kushdo. Unë atje lart në zyrë, ata poshtë dritares. “O në burg, o në litar”, fillonte puna ime në mëngjes nga disa që rrinin te cepi i bulevardit dhe ulërinin, dhe mbyllej në mbrëmje me “burg” apo “poshtë komunizmi” e përbetime e kërcënime.

Djali: Dhe përsëri ju nuk e lini arrogancën mënjanë. Prapë përpiqeni të na fyeni inteligjencën, sikur ne nuk dimë të argumentojmë.

Rama: Arrogancë është të thuash ”populli nuk është ai që të votoi ty, po jemi ne poshtë dritares tënde dhe do marrim peng Tiranën po nuk e braktise detyrën, pavarësisht se ke kontratë me shumicën e popullit shqiptar”. Aq më tepër që unë nuk kam dëgjuar argumenta, por kam dëgjuar sharje, kam dëgjuar ulërima, kërcënime për këdo që nuk mendon si ju, cilëtdo qofshin, online apo offline, dhe manipulime të pafundme me ndihmën e duarve të atyre që nuk e duan Shqipërinë të ngjitet më lart.

Djali: Po ju jap unë tre argumente: Belinda Balluku, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj.

Rama: Më fal, ju jeni prokurorë, jeni gjykatës apo jeni studentë? Dhe nëse jeni studentë, duhet të bëni kujdes një çikë nga ai profesori që ju ka mësuar të ngrini akuza kolektive duke rreshtuar emra, sepse ky vend ka vuajtur shumë nga idhujt ”vrastarë” të këtij profesori që ju mëson së mbrapshti.

Djali: A doni t’ju jap 420 mijë argumente të tjera, aq sa shqiptarë janë larguar që nga viti 2012?

Rama: Me kënaqësi, po, dua të m’i japësh 420.000 argumente, por sy më sy, ama, dhe me durimin për të dëgjuar e jo vetëm me nxitimin për të folur e për të propaganduar.

Djali: A doni të dini pse nuk kemi besim te dialogu juaj? Se na e treguat besën në 2018-ën, kur ju premtuat studentëve 5% që edhe sot e keni pa paguar faturën.

Rama: Kështu thoni ju, por lexojeni Paktin për universitetin që ishte dokumenti që e kurorëzoi atë protestë studentore dhe mos ngatërroni kërkesat e shumta që u hodhën lart e poshtë asokohe me zotimet e qarta dhe të shkruara që mori qeveria.

Djali: Sepse kur SPAK kërkoi arrestimin e Belinda Ballukut, ju e mbrojtët atë.

Rama: Jo, ndryshe nga çfarë thonë ata që nuk dinë çfarë thonë, unë nuk mbroj askënd nga drejtësia, përkundrazi. Por në atë rast ne mbrojtëm drejtësinë nga njëanshmëria dhe koha na dha të drejtë, sepse refuzimi ynë për të pranuar, duke ngritur kartonat e Parlamentit, një tjetër arrest pa gjyq në një vend që është bërë turpi i Europës, me 63% të paraburgosur në totalin e të burgosurve, nuk e pengoi aspak SPAK-un që t’i thellonte hetimet dhe t’i shteronte duke zgjeruar akuzat.

Djali: Prandaj nuk kemi besim te ju.

Rama: Prandaj ju duhet të keni besim tek unë.

Djali: Ne nuk i urrejmë policët.

Rama: E besoj që ju nuk i urreni policët sepse ju i hidhni gurët dhe molotovët në emër të një urrejtjeje më të lartë, parimore, gati-gati idealiste sipas jush; urrejtja e Antifa-s, urrejtja e “black bloc”-ëve, urrejtja e të gjithë atyre që janë lëshuar nëpër Europë si një lukuni që nuk di fare se ku do dalë, por di ama që duhet të shkatërrojë, dhe në fakt dhuna më e egër dhe pasojat më çnjerëzore në kurrizin e popujve dhe vendeve kanë ardhur pikërisht nga ai lloj urrejtjeje.

Djali: Po si të besojmë kur ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u dënua dhe gjykata shkroi që ai ndihmoi një bandë të futej në polici?

Rama: Sa keq më vjen! Si mundet një i ri të zvarrisë nëpër gojë një njeri të dënuar shumë vite më parë, që sot është në jetën e vet pasi e ka kryer edhe dënimin. Nuk e

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha