Eurodeputetja Anna Strolenberg ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili ka kërcënuar se qytetarët që marrin pjesë në protesta do të përballen me ndalim të hyrjes në Bashkimin Evropian.
Reagimi i eurodeputetes Strolenberg
Në një mesazh të saj, eurodeputetja i ka quajtur të pabazuara këto pretendime dhe i ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos tërhiqen nga ushtrimi i të drejtës së tyre për t’u mbledhur.
“Më ka ardhur informacioni se shqiptarët po kërcënohen nga Edi Rama se, nëse marrin pjesë në protesta, do t’u ndalohet hyrja në BE. Ky pretendim është i RREMË!”, thekson Strolenberg.
Ajo shton se qytetarët nuk duhet të lejojnë që deklarata të tilla t’i pengojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë paqësore.
“Ju lutem, mos lejoni që pretendimet e rreme t’ju dekurajojnë nga ushtrimi i së drejtës suaj për tubim paqësor. E di që këto janë kohë të vështira dhe shqetësuese. Ruani veten!”, përfundon eurodeputetja.
Burimi: lajmifundit.al










