Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Rama kërcënon me pezullim mësuesit që nxisin nxënësit në tubime

Rama kërcënon me pezullim mësuesit që nxisin nxënësit në tubime

TIRANË, 25 tetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se Kodi i Etikës për mësuesit e arsimit parauniversitar parashikon pezullimin ose largimin nga detyra në rastet kur ata nxisin pjesëmarrjen e nxënësve nën 18 vjeç në tubime.

Kodi i Etikës dhe mbrojtja e fëmijëve

Rama theksoi se shkolla duhet të mbetet një hapësirë e sigurt për fëmijët.

Sipas tij, përmes Kodit të Etikës parashikohet që asnjë mësues nuk mund të përdorë autoritetin e tij për t’i çuar fëmijët nën 18 vjeç në tubime të çfarëdo natyre, në kundërshtim me interesin e tyre dhe me pritshmëritë e prindërve.

“Mësuesit do të pezullohen ose largohen nga detyra kur shfrytëzojnë autoritetin e tyre shtetëror, profesional për të nxitur, organizuar ose koordinuar pjesëmarrjen e nxënësve nën 18 vjeç në tubime, në kundërshtim me interesin më të lartë të fëmijës”, theksoi ai.

Të drejtat e mësuesve

Masa, sipas tij, natyrisht nuk prek të drejtën e mësuesve për t’u shprehur dhe për të protestuar vetë.

“Ajo ndalon vetëm përdorimin e marrëdhënies mësues–nxënës për t’i marrë fëmijët pas vetes për motive të të rriturve”, bëri të ditur kryeministri. /j.p/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha