Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Pushtet dhunues, pedagogu: Sot studentët po na japin mësimin më të mirë, mllef për padrejtësitë në vend

Pushtet dhunues, pedagogu: Sot studentët po na japin mësimin më të mirë, mllef për padrejtësitë në vend

I ftuar në emisionin Prime News24, pedagogu i Universitetit të Arteve, Ilir Kaso, deklaroi se aktualisht përballemi me një pushtet që ushtron dhunë.

Kaso vuri në dukje se në këtë moment studentët po na ofrojnë mësimin më të vlefshëm.

Ai shtoi gjithashtu se ndër popullatë ekziston zemërim për shkak të padrejtësive në vend.

Pedagogu i Universitetit të Arteve, Ilir Kaso: Dialogu që kërkon kryeministri do të duhej të ishte ndërtuar shumë vite më parë. Ne e kemi të qartë se sa probleme ka kjo qeveri, në mungesën e transparencës, në mënyrën sesi zhvillohen politikat, por ne kemi parë vetëm dhunë. Dhuna është e pafalshme. Ne nuk mund të pranojmë dialog pas gjithë asaj dhune.

Sot studentët po na japin mësimin më të mirë. Pedagogët duhet që të bashkohen me studentët sot në këtë protestë. Gjithçka është fasadë, fillon nga propaganda që po bëhet, nga mënyra e jetesës, prandaj ka arritur ky inat e mllef sidomos ndaj qeverisjes.

Burimi: www.balkanweb.com

Të fundit Të gjitha