Partia Popullore Europiane, formacioni kryesor politik i qendrës së djathtë në Europë, ka shprehur dënimin e tij për dhunën që ka ndodhur gjatë protestave të zhvilluara prej disa ditësh në Shqipëri.
Qëndrimi i PPE-së për protestat në Shqipëri
Në një deklaratë zyrtare, PPE thekson se asnjë akt dhune apo sulm i paligjshëm, sidomos kundër pronës ose personave, nuk mund të ketë vend në një sistem demokratik.
Sipas PPE-së, çështjet që Shqipëria po përballet aktualisht duhet të zgjidhen përmes dialogut, uljes së tensioneve dhe angazhimit demokratik.
Gjithashtu, PPE nënvizon se zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe e drejta e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të mbrohet.
PPE i drejton një apel edhe forcave të rendit në Shqipëri, duke u kërkuar atyre që të veprojnë në mënyrë proporcionale. Sipas PPE-së, çdo pretendim për përdorim të tepruar, të paligjshëm dhe joproporcional të forcës nga ana e tyre duhet të hetohet menjëherë.
Reagimi i PPE:
E drejta për protestë paqësore duhet të respektohet plotësisht.
Çdo pretendim për përdorim të tepruar, të paligjshëm dhe joproporcional të forcës duhet të hetohet menjëherë, në mënyrë të plotë dhe të pavarur, ndërsa forcat e rendit duhet të veprojnë në çdo kohë në mënyrë proporcionale.
E ardhmja e Shqipërisë qëndron te një rrugë demokratike, e begatë dhe evropiane, me një qeveri të përgjegjshme dhe llogaridhënëse, sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit dhe një të ardhme me mundësi në vendin tonë.
Çdo akt dhune dhe sulm i paligjshëm nga të gjitha palët, veçanërisht ndaj pronës dhe integritetit fizik të personave, nuk ka vend në një demokraci, pasi tensionet aktuale duhet të trajtohen përmes dialogut, uljes së tensioneve dhe angazhimit demokratik.
Zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe e drejta e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të mbrohet.
Burimi: shqiptarja.com










