Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar protestat e zhvilluara në Shqipëri dhe përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Qëndrimi i Taulant Ballës për protestuesit
Sipas Ballës, në këto protesta nuk marrin pjesë qytetarë të zakonshëm, por persona që ai i cilëson si huliganë të rrezikshëm.
“Këtu nuk kemi të bëjmë me qytetarë normalë dhe të zakonshëm. Për të gjithë qytetarët shqiptarë modeli më i mirë është ai që ka ndjekur Britania me huliganët. Janë huliganë të tmerrshëm. Edhe në marrëveshjen për lëvizjen e lirë me BE të dyja palët në marrëveshje kanë parashikuar raste të ndalimit të personave”, tha Balla.
Burimi: www.cna.al










