Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Protesta në Shqipëri tërheq vëmendjen e mediave amerikane

Protesta në Shqipëri tërheq vëmendjen e mediave amerikane

Protestuesit që kërkojnë largimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama kanë hedhur gurë dhe kanë vënë flakën në objekte, ndërsa policia ka reaguar me gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome.

Protestat e rregullta, të drejtuara nga studentët, po mbahen në kryeqytetin e Shqipërisë prej afro dy javësh. Ato janë pjesë e një lëvizjeje që filloi disa muaj më parë kundër planeve për ndërtimin e një resorti luksoz.

Protesta e 24 tetorit

Në protestën e sotme, më 24 tetor, u mblodh një numër i madh pjesëmarrësish, pasi studentëve iu bashkuan pedagogë universitetesh, mësues, politikanë të opozitës dhe figura të tjera publike.

Përplasjet u përqendruan në bulevardin kryesor të kryeqytetit, ku protestuesit shkëputën gurë nga trotuaret dhe hodhën sende në drejtim të policisë. Koshat e mbeturinave u dogjën, ndërsa konfrontimet u përhapën edhe në zona të tjera të Tiranës.

Qëndrimi i qeverisë

Përpara protestave, Rama deklaroi se qeveria e tij po përgatiste masa për t’iu përgjigjur shqetësimeve lidhur me koston e jetesës, strehimin dhe mundësitë ekonomike. Këto janë tema që ngjajnë me ato të lëvizjes së protestave që po zhvillohet aktualisht në Francë./Bloomberg

Burimi: www.cna.al

Të fundit Të gjitha