Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kulturë

Festivali LA RREMË hapet me veprën e Mario Banushit

Festivali LA RREMË hapet me veprën e Mario Banushit

Ministrja e Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Saranda Bogujevci, vlerësoi hapjen e festivalit të teatrit “LA RREMË”, i cili nisi edicionin e vet dje në Prishtinë me shfaqjen “Taverna Mirësia – Mario, Bella, Anastasia” të regjisorit Mario Banushi.

Në një postim, Bogujevci e përshkroi festivalin si një hapësirë të re për teatrin bashkëkohor në kryeqytet dhe theksoi rëndësinë e tij për t’i afruar publikun me krijimtarinë skenike vendore e ndërkombëtare.

Festivali me emrin e Muharrem Qenës

“Me emrin e Muharrem Qenës, një prej figurave të rëndësishme të teatrit tonë, ky festival i shton Prishtinës një hapësirë të re për teatrin bashkëkohor dhe takimin e publikut me krijimtarinë skenike vendore e ndërkombëtare”, shkroi Bogujevci.

Festivali e nisi rrugëtimin me veprën e Mario Banushit, e cila trajton kujtimet, mungesën dhe lidhjet njerëzore përmes një gjuhe skenike që fton publikun në përjetim dhe reflektim.

Përgëzime për ekipin organizues

Në fund të postimit, ministrja përgëzoi ekipin organizues për këtë edicion dhe shprehu urimin që festivali të ketë sukses të vazhdueshëm në rrugëtimin e tij./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha