Forcat e policisë kanë penguar mësuesit të bashkohen me protestën e studentëve përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
“Ky do të largohet, ka mbaruar ajo punë. Sepse e ka, e ka larguar e keqja e vet atë, që e çoi vendin në këtë gjendje. Nuk ka lidhje, por më vjen keq për këta djem të cilët, domethënë, na shikojnë ne sikur të jemi armiqtë e tyre dhe jo, jo miqtë. Po luftojmë edhe për këta ne. Edhe për jetën e këtyre sepse 70 mijë lekë marrin.”
Edhe i presin fëmijët me, me, me, me, me frikë në shtëpi, erdhi babi, s’erdhi babi, sepse varet se çfarë punë të vështirë bëjnë. Ne e dimë, jemi edhe me këta. Por jo kështu. Na trajtojnë ne si kafshë, sepse kanë marrë një urdhër se profesorët do, do djegin parlamentin. Po të marrë dreqi parlamentin, ç’e kemi ne!
Më larg, parlament… s’e njohim fare, ai na ul intelektin. Ai na fyen në atë nivel, parlamenti. Çfarë parlamenti? Parlament i tao-taot! Parlament me, me Zeqinen! Me Sarën! O bo bo bo bo, por është turp…”, kështu është shprehur një prej pedagogëve drejtuar policëve.
Një prej pedagogëve ka hequr edhe kangjellat që ishin vendosur për të penguar kalimin e tyre.
Burimi: lajmifundit.al










