Një protestë tjetër u zhvillua në Korçë pasditen e sotme, ku u kërkua dorëheqja e kryeministrit Rama. Në një tubim paqësor, qytetarët e Korçës shprehën arsyet pse, sipas tyre, kryeministri duhet të japë dorëheqjen, duke theksuar korrupsionin si faktorin kryesor. Nesër pritet që studentët e Universitetit të Korçës të bojkotojnë mësimin, ndërsa kanë paralajmëruar një tubim paqësor para këtij institucioni arsimor.
Burimi: kohajone.com










