I ftuar të martën në emisionin “Now” të Erla Mëhillit në Euronews Albania, gazetari dhe analisti Arion Sulo ka komentuar protestën. Gjatë diskutimit me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, Sulo theksoi se studentët dhe pedagogët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Nga ana tjetër, Klosi deklaroi se në protestë kanë marrë pjesë përfaqësues të Partisë Demokratike, të cilët sipas tij kanë tentuar të përfitojnë hapësirë, por shtoi se ata janë të humbur.
Diskutimet:
Klosi: Prania e përfaqësuesve të Partisë Demokratike është padyshim një tendencë për të kapur hapësirë në këtë situatë ku Partia Demokratike është më e humbura.
Sulo: Ishin 1000 pedagogë, pyetje. Jo, kanë firmosur 2000, por aty në shesh ishin 3-4 mijë, të gjithë studentë, pedagogë, prindër. Tani ke ndonjë problem që PD-ja ka 1000 pedagogë?
Klosi: Jo, nuk e mendoj kurrë që PD-ja i ka 1000 pedagogë. Do të ishte shumë mirë nëse do t’i kishte, por nuk i ka.
Sulo: Mirë, le të ketë, sepse ju keni mbajtur Gysin dhe Suelin. Janë pedagogë që duan të rrëzojnë Ramën, qofshin të PD-së, qofshin të gjelbër etj.
Klosi: PS ka 850 mijë vota.
Sulo: Do t’i bëni biografinë.
Klosi: Nuk e kam fjalën fare për biografinë. Ata të protestojnë, janë në të drejtën e tyre, janë në mbrojtje të rritur.
Sulo: Kryeministri tha janë kështu, tha ka nevojë për psikolog, s’dinë të lidhin shtatë fjalë. Me pedagogët keni gjë.
Klosi: Protesta ishte e qetë deri në mbrëmje, dolën personat me kapuç dhe nisën të hedhin gurë
Burimi: euronews.al










