Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Berisha paralajmëron policinë për dhunë të paparë në Tiranë

Berisha paralajmëron policinë për dhunë të paparë në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar përshkallëzimin e situatës gjatë protestës që u zhvillua të shtunën në Tiranë.

Gjatë një konference për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh me tone kritike se kryeqyteti përjetoi një ditë e natë terrori si asnjëherë më parë, për shkak të dhunës së ushtruar nga forcat policore ndaj protestuesve që kundërshtuan.

Sipas kreut të demokratëve, mjetet e përdorura nga policia kundër protestuesve nuk mund ta mbajnë në pushtet kryeministrin Edi Rama.

“Kryeqyteti i Shqipërisë përjetoi një ditë e natë terrori si asnjëherë më parë. Gjatë ditës dhe mbrëmjen e sotme, bandat e narkotikëve me uniformë dhe të RENEAS kanë ushtruar dhunë të paparë ndaj protestuesve. Kanë qëlluar me mjete zjarri, në shkelje të plotë të rregullave për përdorimin e armëve. Akte barbare. Janë terrorizuar dhe marrë në komisariate njerëz që nuk kishin lidhje me protestën.

Njerëz të tillë nuk i ka Shqipëria. Ju garantoj se akti i parë i rrëzimit të padronit të tyre, një për një do të dalin përgjegjës para ligjit. Krime të shëmtuara. Me dhjetëra arrestime të paligjshme. Ai mendon se do të mund ta mbajë në pushtet kryeministrin. Jo vetëm që do të shkrihet si shërbim, por në mënyrë absolute do të procedohet. Nga ana tjetër, sot u shfaq me gjithë forcën qytetare burrëria dhe guximi i studentëve e i qytetarëve të Tiranës në mbrojtje të tyre”, tha Berisha.

Burimi: sot.com.al

Të fundit Të gjitha