Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Ekonomi

QKB mbyll sportelet fizike, regjistrimet kalojnë vetëm online

QKB mbyll sportelet fizike, regjistrimet kalojnë vetëm online

Një projektligj i ri i propozuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit parashikon ndryshime në mënyrën e organizimit dhe të punës së Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Digjitalizimi i plotë i shërbimeve

Ndryshimi më i rëndësishëm ka të bëjë me kalimin e plotë në format dixhital: sportelet fizike të QKB-së do të mbyllen dhe çdo kërkesë apo procedurë do të kryhet vetëm online, përmes platformës e-Albania.

Për investitorët e huaj hiqen pengesat burokratike, siç është njohja e e-Identitetit evropian. Kjo praktikë pritet të bëjë të mundur regjistrimin e bizneseve plotësisht nga distanca, pa pasur nevojë për prokura ose prani fizike.

Lidhja me sistemin evropian BRIS

Për herë të parë, regjistri tregtar shqiptar do të lidhet me sistemin evropian BRIS. Një risi tjetër është përdorimi i koordinatave GPS për verifikimin e adresave, si dhe transmetimi automatik i pasqyrave financiare te Tatimet përmes QKB-së.

Ndërkohë, bizneset do të duhet të certifikojnë dhe të verifikojnë çdo vit kodin e aktivitetit ekonomik NVE pranë Dhomës Ekonomike Kombëtare.

Mosprezantimi i kësaj certifikate brenda 30 ditëve do të sjellë gjobë dhe pezullim automatik të statusit të biznesit në regjistër.

Sipas relacionit shoqërues të ligjit, kjo reformë synon transparencë maksimale, por do të kërkojë përshtatje të shpejtë teknike nga komuniteti i sipërmarrjes.

Burimi: www.gazetatema.net

Të fundit Të gjitha