Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, theksoi rëndësinë e vijimit me ritme të shpejta të punës për miratimin e ligjeve që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian.
Taulant Balla për ligjet e integrimit
“U kam kërkuar komisioneve dhe deputetëve tanë që puna të përfundojë në kohë. Duhet theksuar se shpesh publiku dezinformohet nga opozita, sipas së cilës ligjet miratohen me procedurë të përshpejtuar. Kjo nuk ndodh, pasi ato janë shqyrtuar prej javësh, dhe ftoj edhe opozitën të marrë pjesë, duke mos harruar se procesi i integrimit është historik për vendin”, tha ai.
Burimi: abcnews.al










