Për analistin Arben Meçe, antifa në Tiranë përfaqësohet nga Sali Berisha dhe Arlind Qori, të cilët sipas tij i bashkon i njëjti padron.
Duke komentuar zhvillimet e fundit në vend, si dhe paketën e masave kundër dhunës të prezantuar nga kryeministri Rama, Meçe deklaroi se partitë në Europë janë të bashkuara kundër kaosit.
Paketa e masave dhe linja antifa në Europë
“Kjo paketë është një paketë emergjente, pasi të gjithë shtetet janë cënuar nga Antifa, dhe kjo është linja e saj që shpërtheu në të gjithë Evropën në të njëjtën ditë. Bëhet fjalë për lëvizje të majta që financohen nga shërbimet e fshehta ruse për destabilizimin e Perëndimit, një formë e luftës kibernetike që Rusia po përdor.
Kjo strukturë në Shqipëri ka një avantazh, pasi linjat pro ruse, siç është sot Berisha, nuk ekzistojnë atje. Emri Antifa nuk u shpik në Shqipëri, ai erdhi nga Franca, Spanja dhe Italia dhe përfaqëson një realitet të agresionit rus në këto territore. Berishën me Antifën i lidh një gjë: padroni.
Berisha, Qori dhe përgjegjësia e qytetarëve
Është absurde të mendosh që një linjë si ajo e Qorit të bashkohet me një linjë konservatore; si mund të bashkohen për cënimin e rendit kushtetues? Berisha është përfaqësues i linjave ruse në Shqipëri. Gjithçka që Rama bëri sot i vuri qytetarët përballë përgjegjësisë: ‘mos u bëni viktima të Sali Berishës dhe Arlind Qorit’”, u shpreh Meçe.
Burimi: abcnews.al










