Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Agron Jemini: Kam presione por nuk tërhiqem, gjithë Shqipëria në protestë

Agron Jemini: Kam presione por nuk tërhiqem, gjithë Shqipëria në protestë

Protestuesi Agron Jemini, i njohur gjithashtu si djali i Flamurit, deklaroi se do të marrë pjesë në protesta deri në fund, pavarësisht presioneve që pretendon se ka përjetuar.

Kritikat ndaj kryeministrit Rama

Në një intervistë për News24, Jemini kritikoi reagimet e kryeministrit Edi Rama ndaj protestave, duke i quajtur ato tallëse ndaj qytetarëve që kërkojnë ndryshim.

“E gjithë Shqipëria është në protestë. Reagimet e kryeministrit janë tallëse. Podiumet, karriget që vendos aty janë tallëse. Të gjithë jemi për largimin e Ramës. Mendoj që do ta japë dorëheqjen, duhet të ketë ndërhyrje edhe nga ndërkombëtarët. Kam pasur presione, por nuk tërhiqem kurrë, do të vazhdoj në protestë deri në fund”, tha ai.

Burimi: www.balkanweb.com

Të fundit Të gjitha