Policia e Shtetit ka dhënë një deklaratë në lidhje me tensionet dhe incidentet që ndodhën gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë.
Në këtë deklaratë, institucioni thekson se punonjësit e Policisë janë përballur me akte të vazhdueshme dhune, të cilat sipas tyre përbëjnë rrezik për jetën dhe shëndetin e efektivëve.
Thirrja për qytetarët
Po ashtu, qytetarëve u bëhet thirrje të shmangin zonat ku po ndodhin akte dhune dhe të mos marrin pjesë në veprime që dëmtojnë rendin dhe sigurinë publike.
Gjatë protestës së sotme, punonjësit e Policisë së Shtetit u përballën me akte të vazhdueshme dhune, të cilat rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe sigurinë e qytetarëve.
Policia e Shtetit i bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestë të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, të cilët sulmojnë punonjësit e Policisë dhe institucionet, si dhe shkaktojnë dëme në pronën publike e private.
I bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po kryhen akte dhune dhe të mos bëhen pjesë e veprimeve që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.
E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me ligj. Dhuna, sulmet ndaj punonjësve të Policisë dhe dëmtimi i pronës publike e private janë të papranueshme dhe ndëshkohen me ligj.
Çdo veprim i dhunshëm që rrezikon jetën e punonjësve të Policisë dhe të qytetarëve do të trajtohet në përputhje me ligjin.
Policia e Shtetit vazhdon të jetë në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në zbatim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve
, thuhet në reagimin e tyre.
Burimi: top-channel.tv










