Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Dhunë ekstreme në protestë, Tritan Shehu: Ka të plagosur rëndë nga plumbat e gomës

Dhunë ekstreme në protestë, Tritan Shehu: Ka të plagosur rëndë nga plumbat e gomës

Tritan Shehu, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka dhënë një deklaratë nga Spitali Universitar i Traumës në lidhje me gjendjen e personave të lënduar gjatë protestës që u zhvillua sot.

Shehu shprehu shqetësimin e tij për atë që ai e konsideroi përdorim të tepruar të forcës ndaj protestuesve, duke theksuar se disa prej tyre pësuan dëmtime të rënda dhe iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ai vuri në dukje veçanërisht rastet e të lënduarve nga plumbat e gomës, duke përmendur një person me dëmtim të rëndë në sy.

Deklarata e plotë e Tritan Shehut

Reagimi i plotë:

“Një ditë e rëndë në këtë spital për shkak të përdorimit të një dhune ekstreme jo proporcionale jashtë aspekteve ligjore mbi protestuesit. Sot kemi protestues me plagë serioze duke filluar që nga okulistika deri te kirurgjia e përgjithshme, deri te ortopedia, deri te traumat e kokës, të cilët i janë shtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale, trajtime të ndryshme. Ajo që bie në sy sot te Trauma është përdorimi jashtë çdo kriteri i plumbave të gomës, janë disa të lënduar me plumbat e gomës, me plagë të rënda të syrit, në këmbë, në gjymtyrë, në pjesën frontale të kokës nga plumbat e gomës, jashtë çdo të drejte të përdorimit të forcës nga policia që ka kufizimet e saj, indikacionet e saj dhe mënyrat e përdorimit të saj pa rrezikuar jetën e njerëzve siç ka ndodhur këtu.

Shërbimi mjekësor vazhdon t’u shërbejë pacientëve por gjendja është vërtet e rëndë, jashtë çdo filozofie demokratike, është një ngjarje e dhimbshme, që tregon për shkeljen e të drejtave të njeriut, të protestuesit dhe të demokracisë në Shqipëri.

I lënduari në sy, është më dëmtimi serioz i syrit”

Burimi: sot.com.al

Të fundit Të gjitha