Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Dokumentet sekrete të CIA-s zbulojnë letrën e Dedë Zef Prelës për Anton Sykun, dëshmia e refugjatit shqiptar për zbarkimin e agjentëve britanikë me nëndetëse në Shqipëri më 1952

Dokumentet sekrete të CIA-s zbulojnë letrën e Dedë Zef Prelës për Anton Sykun, dëshmia e refugjatit shqiptar për zbarkimin e agjentëve britanikë me nëndetëse në Shqipëri më 1952

Aktivitetet e CIA-s në Shqipëri për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës kanë shkaktuar përplasje mes SHBA-së dhe shteteve të tjera. Dihet se ka pasur fërkime të shumta me britanikët, ndërsa një dokument i deklasifikuar zbulon përplasje edhe me Italinë. Sipas dokumentit, italianët kanë tentuar të ndërhyjnë në Komitetin për “Shqipërinë e Lirë”. Gjithashtu, përplasje ka pasur edhe me Britaninë, e cila zhvillonte operacione paralele.

Shqetësimi italian për aktivitetet e Komitetit Kombëtar për “Shqipërinë e Lirë”

Memorandumi juaj i datës 15 dhjetor 1950 u lexua me interes të madh. Edhe pse italianët janë padyshim të interesuar për punën e Komitetit Kombëtar për “Shqipërinë e Lirë”, duket se shqetësimi i tyre kryesor lidhet me aktivitetin britanik dhe objektivat e tyre për Shqipërinë, si dhe me mënyrën se si britanikët e shfrytëzojnë Komitetin për të ndjekur këto objektiva. Në fakt, natyra e punës së Komitetit njihet dhe çdo përpjekje italiane për të depërtuar në kryesinë e tij ose për të korruptuar anëtarë të tij do të ishte e kotë.

Nga njohuria jonë për punën e Komitetit dhe veçanërisht për bashkëpunimin e tij me britanikët, besojmë se dyshimet italiane ose keqkuptimet rreth skenarëve të tyre për ndarjen e Shqipërisë janë plotësisht të pabaza.

Me sa dimë, të gjitha broshurat e lëshuara mbi Shqipërinë janë përgatitur nga Komiteti Kombëtar për “Shqipërinë e Lirë” dhe nuk kemi dijeni për asnjë rast kur ato janë përgatitur nga britanikët ose kur këta të fundit të kenë ndërhyrë në tekstet e Komitetit. Në këtë lidhje do të ishte shumë me interes nëse inteligjenca italiane mund të na jepte tekstin për të cilin bëhet fjalë në memorandumin tuaj.

Do të ishim mirënjohës nëse na mbani të informuar për zhvillime të tjera të çështjes.

Frank G. Wisner, Zëvendës-drejtor i politikave të koordinimit
15 maj 1953

Komiteti Kombëtar për “Shqipërinë e Lirë”

28 Nëntor, 1951

Komiteti Kombëtar për “Shqipërinë e Lirë” ju mirëpret në celebrimin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe dëshiron ta përdorë këtë mundësi për të shprehur përkushtimin e tij ndaj kauzës së çlirimit të Shqipërisë dhe për njohjen nga bota të aktivitetit të Komitetit Kombëtar për “Shqipërinë e Lirë” (NCFA).

Shtatë vjet më parë Shqipëria humbi pavarësinë e saj të fituar me shumë sakrifica, duke rënë nën regjimin e komunistëve dhe liderit të tyre kukull Enver Hoxha. Kjo lëvizje e komunistëve la një shenjë të rëndë në vendin që prej 2000 vjetësh ka luftuar për të fituar pavarësinë.

Kjo shënon gjithashtu humbjen e lirisë së fituar në ditën e pavarësisë së vendit, më 12 nëntor 1912. Në atë ditë, në mes të luftërave ballkanike, një grup fisnikësh të mbledhur në Vlorë lëshuan deklaratën e pavarësisë.

Me këtë akt këta njerëz bënë një hap madhor duke vazhduar trashëgiminë e heroit tonë kombëtar, Skënderbeu, i cili luftoi me fisnikëri për pavarësinë e Shqipërisë në shekullin e 15-të kundër hordhive pushtuese turke, duke shënuar një prej periudhave më të lavdishme të vendit. Nga kjo fitore vjen dhe flamuri i Skënderbeut që tashmë është emblema jonë kombëtare, ajo e shqiponjës me dy koka.

Bashkimi i emigrantëve

Në një përpjekje për të bashkuar të gjithë elementët shqiptarë të emigracionit në një front të bashkuar kundër terrorit komunist, u formua Komiteti Kombëtar i “Shqipërisë së Lirë” dhe selia ndërkombëtare u hap në Nju Jork më 17 korrik 1950. NCFA u krijua për të tejkaluar linjat e ndarjeve politike mes shqiptarëve dhe për të përfaqësuar të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të mbajnë lart të drejtat e njeriut në vendin e tyre.

Aktivitetet e Komitetit drejtohen nga selia e tij e Nju Jorkut. Ne mbajmë gjithashtu një zyrë në Romë e cila përpiqet të qëndrojë në kontakt me bashkë-atdhetarët tanë që vuajnë brenda Shqipërisë. Aktiviteti kryesor i NCFA është koordinimi i përpjekjeve të rezistencës së shqiptarëve në emigracion që luftojnë kundër komunizmit.

Korrik 1953 — Infiltrim britanik në Shqipëri me nëndetëse

Informacioni i mëposhtëm është marrë nga refugjati shqiptar Anton Syku në 9 korrik 1953.

Gjatë kohës që Anton Syku nga Shën-Kolli i Lezhës ka qenë refugjat në kampin e Gerovës në Jugosllavi, në prill ai mori një letër nga kushëri i tij Dedë Zef Prela, me adresë “24 Ulica Masarikova Sabac”, Jugosllavi, e cila tregonte historinë e mëposhtme.

Në pjesën e fundit të vitit 1952, Prela Ndue Frroku dhe tre shqiptarë të tjerë të paidentifikuar nga kampi i Lavrionit në Greqi, u zbritën në brigjet shqiptare të bregut i Matës nga një nëndetëse britanike. Grupi operoi nga ishulli Mere e Teqes dhe nga fshati i lindjes së Prelës, Kakarriq, me ndihmën e njeriut të tyre të kontaktit Mirash Çuni.

Pas 45 ditë operacionesh, tre njerëzit e paidentifikuar të misionit u vranë në përplasjet me forcat komuniste të Sigurimit. Me ndihmën e agjentëve të UDB-së që operojnë në Shqipëri, Prela dhe Frroku u arratisën në Jugosllavi në mars 1953.

Prela ka qenë anëtar i rojës së kufirit shqiptar prej vitit 1950, deri në largimin e tij në Greqi, më 22 shkurt 1951. Si formë reprezaljeje pas arratisjes së tij, gruaja e Prelës, File, dy vajzat dhe djali i tij, u arrestuan nga agjentët e Sigurimit dhe u dërguan në kampin e përqendrimit në Tepelenë.

Prela është rreth 30 vjeç, mbështetës i Mbretit Zog, katolik dhe ka kryer vetëm shkollën fillore. Agjentët tanë po mundohen të bindin Sykun të shkruajë një letër për Prelën, duke i kërkuar detaje të tjera mbi misionin britanik të inteligjencës.

Syku ka pranuar të lejojë agjentët të kontrollojnë letrën dhe ta postojnë atë për Prelën. Ne do të fotografojmë të gjithë letrat përpara se të dërgohen për Prelën, dhe ashtu si të gjitha informacionet e marra do të kalohen te ju.

Plani III

Ky plan është aprovuar më 1 mars 1949 dhe ka të bëjë me përdorimin e personelit nga organizata “Keva”, më e madhja e refugjatëve grekë nga Shqipëria e Jugut (e njohur ndryshe si Epiri i Veriut) për mbledhjen e inteligjencës. Agjentët e këtij operacioni janë Stefanos Venakides, sekret i Keva, dhe një punonjës i bankës kombëtare të Greqisë, Nikolaos Pangos, zëvendës-president i “Keva”.

Këta dy individë kanë punuar prej kohësh në infiltrimin e agjentëve në Shqipërinë jugore, dhe raportojnë për një total prej tetëmbëdhjetë agjentë në qytetet shqiptare të Gjirokastrës, Leskovikut, Përmetit, Vlorës, Korçës dhe Himarës.

Aktualisht pesëmbëdhjetë korrierë janë të gatshëm për kalimet kufitare. Një listë prej njëzeteshtatë agjentësh të njohur dhe korrierë nga organizata “Keva”, bashkë me vendndodhjet dhe punësimet e tyre, i është bashkangjitur dokumentit.

Organizata “Keva” ka një rang të gjerë funksionesh, duke përfshirë aktivitete ndihmëse në Greqi dhe grupe rezistencë në Shqipëri, me një anëtarësi prej rreth 5000 njerëzish në Greqi dhe rreth 2.300 në Shqipëri, sipas raportimeve.

Objektivat e këtij

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha