Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Opinion

Këto ditë në polici u futën 19-vjeçarë të pa trajnuar, thotë Dritan Laci, sipas të cilit dhuna policore është me urdhër dhe është tentuar të fshihet

Këto ditë në polici u futën 19-vjeçarë të pa trajnuar, thotë Dritan Laci, sipas të cilit dhuna policore është me urdhër dhe është tentuar të fshihet

Kryeredaktori i emisionit “Në Shënjestër”, Dritan Laci, deklaroi se dhuna e ushtruar nga policia gjatë protestave të të rinjve është tentuar të fshihet. Sipas tij, revolta e studentëve lidhet me trajtimin që të rinjtë dhe familjet e tyre kanë përjetuar ndër vite, si dhe me një sistem që nuk bazohet në meritokraci.

Mungesa e mundësive dhe largimi i të rinjve

Laci u shpreh se mungesa e mundësive dhe përjashtimi nga shoqëria i kanë detyruar të rinjtë të largohen nga vendi. Ai theksoi se, përpara se të gjykohet veprimi i një të mituri në protestë, duhet të shqyrtohet mënyra se si shoqëria dhe institucionet e kanë trajtuar atë.

“Është tentuar të fshihet dhuna policore. Revoltën e të rinjve e solli dhuna që ushtrohet prej vitesh ndaj të rinjve dhe familjeve të tyre, duke i detyruar të ikin nga vendi. Sistemi i ngritur nuk është i bazuar në meritokraci. Para se t’i themi fëmijës ‘pse e hedh këtë gur’, të pyesim a e kemi përjashtuar këtë fëmijë nga shoqëria”, deklaroi Laci.

Pretendimet për veprimet e policisë

Duke folur për veprimet e efektivëve gjatë protestave, kryeredaktori i “Në Shënjestër” pretendoi se dhuna policore ushtrohet me urdhër.

Laci ngriti gjithashtu pretendime për mënyrën e përfshirjes së të rinjve në radhët e Policisë së Shtetit. Sipas tij, ditët e fundit janë futur në polici 19-vjeçarë me arsim të mesëm, të përzgjedhur vetëm për fizikun e tyre.

“19-vjeçarë me gjimnaz, para disa ditësh, janë futur në radhët e Policisë së Shtetit vetëm sepse janë trupmëdhenj”, deklaroi Laci.

Burimi: www.balkanweb.com

Të fundit Të gjitha