Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kulturë

Të papriturat nuk njoftojnë kur vijnë

Të papriturat nuk njoftojnë kur vijnë

Poezi nga Rrahman Dedaj.

Nuk gjej asgjë të njëjtë këtu, çudi e imja
Gjithçka që përsëritet merr trajtë tjetër
Duket se fjala është shpërngulur
Që të mësojë urtinë e të ecurit

Habitja është e papërshkrueshme
Kryeneçësia ime e pakuptim

Çdo fjalë duket se ka një djall
Në lakueshmërinë e verdhë
Që s’mund ta ndalin

Të pashmangshmet do të ndodhin
Koha ime e pashkelur
Të papërsëriturat vijnë papritur
U plakëm nga mençuria e premtuar/KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha