Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kulturë

Eslin Kurti shkëlqen në provat e Junior Eurovision 2026, merr duartrokitjet e para

Eslin Kurti shkëlqen në provat e Junior Eurovision 2026, merr duartrokitjet e para

Eslin Kurti pritet të ngjitet në skenën e Junior Eurovision 2026 për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën e saj plot ngjyra dhe pozitivitet. Ajo vijon provat për këtë kompeticion, duke marrë duartrokitjet e konkurrentëve nga 16 shtetet pjesëmarrëse.

Votimi dhe kënga

Të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, mund të votojnë duke nisur nga data 23 tetor, kur në faqen zyrtare të Junior Eurovision do të publikohet linku i votimit. Çdokush, kudo që ndodhet, mund të votojë për tri këngët e tij të preferuara.

Kënga “Kërce me mua” është kompozuar nga Enis Mullaj, ndërsa teksti është shkruar nga Eriona Rushiti.

Edicioni i 24-t në Maltë

Edicioni i 24-t i Junior Eurovision Song Contest do të zhvillohet në Qendrën e Panaireve dhe Konventave të Maltës, në Ta’ Qali, me pjesëmarrjen e 16 shteteve dhe artistëve të moshës 9 deri në 14 vjeç.

Për Eslin Kurtin, kjo skenë përfaqëson një mundësi për të sjellë muzikën shqiptare përpara publikut evropian dhe për të dëshmuar talentin e saj në një nga garat më të rëndësishme muzikore për fëmijë.

Junior Eurovision do të transmetohet drejtpërdrejt nga Radio Televizioni Shqiptar më 24 tetor, në orën 21:00, në RTSH 1, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana 1.

/RTSH/

Burimi: rtsh.al

Të fundit Të gjitha