Koreografia e njohur e autorit Angjelin Preljocaj, me titull “Kryengritje”, u prezantua në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit gjatë datave 16 dhe 17 tetor.
Ky spektakël i ri u realizua në skenë nëpërmjet performancës së 12 balerinëve të trupës Ballet Preljocaj, me muzikë të kompozuar nga Irène Drésel, ndërsa dizajni i ndriçimit u realizua nga Éric Soyer.
Me lëvizje plot energji dhe një interpretim artistik që bashkon tensionin me shpresën, “Soulèvement” paraqet në skenë një reflektim mbi unitetin, solidaritetin dhe lirinë e njeriut.
Nëpërmjet gjuhës së kërcimit bashkëkohor, shfaqja trajtoi temën e revoltës, lirisë dhe reagimit njerëzor përballë padrejtësive dhe pabarazisë sociale.
Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit në Tiranë shënon edicionin e tij të pestë, duke ofruar këtë vit për publikun një program të pasur artistik.
Burimi: www.gazetatema.net









