Nazmie Hoxha, një nga zërat e njohur të muzikës popullore shqiptare, ndërroi jetë më 5 maj 2007 në Prishtinë, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar muzikore.
Fillimet dhe karriera muzikore
E lindur më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit, në komunën e Prizrenit, Hoxha e nisi rrugëtimin e saj muzikor që në rini, përmes aktiviteteve kulturore dhe pjesëmarrjes në shoqëritë kulturo-artistike.
Ajo u bë e njohur për publikun përmes këngës “Ylli i bardhë, djalë i dashur”, ndërsa më pas realizoi shumë këngë që u transmetuan në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP). Nga viti 1972, ajo mori pjesë rregullisht në festivale të organizuara në Kosovë, si dhe në aktivitete kulturore jashtë vendit.
Këngët e njohura dhe trashëgimia
Ndër këngët e njohura të saj veçohen “Si dukat i vogël je” dhe “Oj zogo”, të cilat mbeten pjesë e repertorit të muzikës popullore shqiptare.
Nazmie Hoxha u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare, ndërsa kujtohet për kontributin e saj në zhvillimin dhe promovimin e muzikës popullore shqiptare./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










