Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Po vrasin fëmijë me plumba gome, mjekja: Akti më i lartë që mund të bëjë njeriu është dorëheqja! Skena lufte

Po vrasin fëmijë me plumba gome, mjekja: Akti më i lartë që mund të bëjë njeriu është dorëheqja! Skena lufte

Doktoresha Lindita Shosha ka shprehur një reagim të ashpër ndaj dhunës që ndodhi gjatë protestës, duke ngritur shqetësime për sigurinë e të miturve që morën pjesë në tubim.

Shqetësimet e doktoreshës Shosha

E ftuar në emisionin “Prime” në News24, Shosha e përshkroi situatën si alarmante, duke e krahasuar me skena konfliktesh në Lindjen e Mesme.

Mjekja Lindita Shosha: Ne do të shikonim këtë situatë gjatë 10 ditëve të fundit, çfarë ndodhi në këtë vend. E shoh si një situatë të vështirë, sepse kemi të bëjmë me një kryeministër me personalitet të fortë dhe me një dilemë të madhe për të bërë atë që i kërkohet, dorëheqjen.

Akti më i lartë që mund të kryejë njeriu, duke e parë nga ana psikologjike, mendoj se nuk do të japë dorëheqje. Shoh se situata do të shkojë drejt agravimit dhe uroj që të mos kemi humbje jete.

Po vriten fëmijë me plumba gome. Dhe nëse efektivët i përdorin, kjo nuk duhet të ndodhë në pjesët kryesore të trupit, por në ekstremitete.

Është e tmerrshme të sillesh sikur je në Lindjen e Mesme.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha