Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Gazetari Izet Duraku ndahet nga jeta

Gazetari Izet Duraku ndahet nga jeta

Ka ndërruar jetë gazetari, poeti dhe publicisti Izet Duraku.

I diplomuar në degën e letërsisë në Universitetin e Tiranës, pas disa vitesh pune si mësues, Duraku iu përkushtua gazetarisë, duke vepruar si korrespondent i gazetës “Bashkimi” për zonat verilindore. Nga viti 1990 e në vazhdim, ai drejtoi për disa vite Radio Kukësin, e cila u shndërrua në një zë të rëndësishëm në mbështetje të Kosovës.

Veprimtaria letrare dhe trashëgimia kulturore

Përveç gazetarisë, Duraku zhvilloi një aktivitet të pandërprerë letrar. Vëllimin e parë me poezi, “Drini i Bardhë”, e botoi në vitin 1985; më pas pasuan “Vezullim heshtash” dhe disa libra publicistikë. Ai drejtoi degën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Kukës dhe më pas Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore. Puna e tij ndërthurte gazetarinë, krijimtarinë letrare dhe angazhimin për ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Në vitet e fundit ai ishte pjesë e projektit të botimit të revistës letrare “Illz”, e cila ka një rol të rëndësishëm në promovimin e letërsisë cilësore në vend.

Burimi: www.gazetatema.net

Të fundit Të gjitha