Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Tritol në Lezhë, dëmtohet çatia e një ndërtese

Tritol në Lezhë, dëmtohet çatia e një ndërtese

Një shpërthim i mundshëm me lëndë plasëse është raportuar rreth orës mesnatë në Ishull-Lezhë, duke shkaktuar dëmtime në çatinë prej llamarine të një ndërtese që shërbente për ruajtjen e sendeve shtëpiake. Policia po vijon punën për të përcaktuar identitetin e personave përgjegjës.

Incidenti u vërejt rreth orës 00:05, kur shtetasi B. Sh., 65 vjeç, banues në Ishull-Lezhë, ka informuar policinë lidhur me dëmtimin e çatisë së ndërtesës që përdorte për magazinimin e materialeve shtëpiake.

Bazuar në njoftimin e policisë, dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga përdorimi i lëndës plasëse.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha