Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Tension në protestën para Kryeministrisë, sulmohet kameramani dhe përplasje me gazetarët

Tension në protestën para Kryeministrisë, sulmohet kameramani dhe përplasje me gazetarët

Gazetarët dhe operatorët që po raportonin nga protesta përpara Kryeministrisë nuk kanë mbetur të paprekur nga sulmet gjatë ditës së sotme. Një grua që merr pjesë në protestë, e njohur për videot e saj të shpërthyera në TikTok, ka sulmuar fizikisht dhe me fjalë përfaqësues të shtypit dhe operatorë që po xhironin ngjarjet në ditën e tetë të protestës që ka trazuar kryeqytetin shqiptar.

Momenti është kapur në video, ku duket incidenti i pakëndshëm mes protestueses dhe punonjësve të medias që ndodheshin në vendngjarje për të raportuar mbi protestën. Pas fyerjeve, ajo u turr drejt operatorëve dhe u përpoq të dëmtojë njërën prej kamerave. Menjëherë aty u mblodhën më shumë njerëz për të qetësuar situatën.

Ngjarja përbën një episod tjetër tensioni ku objektiv i sulmeve janë punonjësit e medias.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha