Një shtetas, i quajtur Lorenc Bezati, thuhet se është sulmuar fizikisht nga dy pjesëtarë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), ndërsa po kthehej në banesën e tij duke mbajtur bukë. Sipas një denoncimi të bërë publik nga Aulon Kalaja, Bezati është goditur me shkelma, grushte dhe shkopinj gome nga ana e efektivëve të policisë.
Dhuna dhe shoqërimi në komisariat
Pas këtij akti dhune, shtetasi është shoqëruar në Komisariatin nr. 1, por për shkak të dhimbjeve të rënda është transferuar më pas në Spitalin e Traumës, ku qëndronte i arrestuar nën mbikëqyrjen e dy efektivëve të policisë.
Postimi i plotë:
Lorenc Bezati është rrëzuar me shkelma, grushte dhe shkopinj gome nga policia. Më pas është shoqëruar në Komisariatin 1 dhe si pasojë e dhimbjeve të forta është dërguar në spitalin ushtarak, ku mbahej i arrestuar me 2 policë. Lorenc Bezatin e kam njohur në protestë dhe me përgjegjësi them se është një njeri shembullor, baba i 2 fëmijëve. Turp o barbarë!
j.l./ dita
Burimi: gazetadita.al










