Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Ylli Pata zbulon manualin e Antifa-s që dyshohet se shkaktoi zjarrin në Tiranë

Ylli Pata zbulon manualin e Antifa-s që dyshohet se shkaktoi zjarrin në Tiranë

Është zbuluar manuali i planit të guerriljes që shkaktoi zjarre në Tiranë, si dhe në qytetet kryesore të Europës.

Gazetari i mirënjohur italian, David Parenzo, ka publikuar faksimilet e planit që u gjet në guerriljen e ndodhur në Milano, por që, kur shihet në detaje, rezulton të jetë e njëjta taktikë e përdorur në të gjitha protestat vandaliste të kryera në kryeqytetet europiane.

Manuali është një doracak i thjeshtuar, i përgatitur për njerëz që dinë pak dhe kuptojnë gjithashtu. Ai përmban detyra të përcaktuara, taktikë të thjeshtë, por mbi të gjitha masa mbrojtëse ndaj sulmeve të policisë.

Të cilat i kemi parë shumë qartë në Tiranë. Nëse lexon pikat e manualit, kupton që kemi të bëjmë me një organizim perfekt, me veshje të përcaktuara, me një kit mjetesh të siguruara dhe me një mënyrë lëvizjeje krejt të saktë.

Janë 3 faqe A4 që përmbajnë gjithçka duhet për të kuptuar të rinjtë që do të përfshihen në këtë guerrilje, së bashku me skemën se ku duhet të lëvizin dhe çfarë duhet të kryejnë.

Kur shihet në detaje, është një doracak i vërtetë lufte, një manual taktik i veprimeve në një guerrilje urbane, ku bëhet e ditur edhe harta e veprimit, mënyra e operimit dhe e largimit.

Natyrisht, ky manual është për Antifa-n në Milano, por kur shihet në detaje me atë që ndodhi në Tiranë, gjërat ngjajnë si dy pika uji.

Këtë material e ka siguruar policia italiane dhe organet inteligjente të atij vendi. Ka shumë gjasa që ky doracak të ekzistojë edhe në gjuhën shqipe, por deri tani duket se organet shqiptare të sigurisë nuk e kanë arritur ta kenë.

Ndërkaq, në Itali të gjithë dhunuesit janë brenda në burg, ndërsa në Shqipëri janë jashtë; madje liderët e opozitës po i mbrojnë një nga një, duke i quajtur edhe personazhe me certifikata sigurie. Megjithatë, është interesante që manuali të lexohet për t’u krahasuar me ushtrinë e vandalëve që dogjën Tiranën.

Manuali

Demonstrimi i kundërshtimit ndaj qeverisë, afrimi i sa më shumë pjesëmarrësve, dalja në rrugë me sa më shumë njerëz për të afruar të tjerë.

Takimi me miq e kolegë, larg forcave të sigurisë. Inkurajohen kalimtarët që të bashkohen në protestë. Marshimi drejt objektivit të përcaktuar.

Veshja

  • Syze mbrojtëse (mund të blihen në çdo dyqan hidrosanitaresh).
  • Mbulesë mbrojtëse ndaj gazit lotsjellës, por mund të përdoret edhe maskë antigaz.
  • Bluzë me kapuç: përdoret që të mbajë gazin larg fytyrës.
  • Doreza kuzhine; ndihmojnë që nxehtësia e gazit të mos kapë gjymtyrët.
  • Këpucë komode për të lëvizur me nxitim.

Taktika

  • Duhet të dalim në shesh e të zbresim në radhë paralele.
  • Nëse forcat e policisë na ndalojnë të vazhdojmë marshimin, thërrasim slloganët tanë dhe çajmë rrethimin.
  • Nëse na sulmojnë, radhët e para duhet të tërhiqen pak.
  • Nëse thërrasim parullat tona, nuk duhet të tërhiqemi, duhet të vijojmë sa të mundemi të avancojmë.
  • Sa më shumë që i afrohemi policisë, aq më pak mundësi kanë që të na sulmojnë me gaz lotsjellës. Kështu rritet presioni ndaj tyre.
  • Nëse na gjuajnë me gaz, duhet të qëndrojmë të qetë dhe të palëvizur. Paniku na dëmton më shumë.
  • Nëse dëgjon një shpërthim, mos ik. Rri në rresht dhe mbro radhën para teje; dije që efekti i këtyre masave është i përkohshëm.
  • Mos prek bombat me gaz lotsjellës pa doreza.
  • Gjëja më kryesore është mbrojtja dhe mbështetja e njëri-tjetrit. Secili të jetë i vëmendshëm për atë që ka pranë; duhet së paku të ketë kujdes për dy veta pranë tij. Kështu krijohet një zinxhir mbështetjeje dhe komunikimi.
  • Mbështetja e shokëve është më e rëndësishme sesa sulmi ndaj policisë.
  • Kërko që spektatorët të bashkohen në protestë (nga rruga, nga kafja etj.).
  • Shpërnda detyrat në turmën e sulmit: kush kryen sulmin, kush ndihmon të sulmuarit apo të plagosurit etj. Duhet të sigurohet që asnjëri të mos mbetet mbrapa.
  • Të dish që pallatet janë si kulla vëzhgimi dhe armë në krah të lëvizjes tonë.
  • Mos lër asnjë agjent të policisë që të infiltrohet në turmë.
  • Mos u bëj pasiv dhe i padobishëm; secili është pjesë e revolucionit.

Çështjet e tjera

  • Mjetet e ndihmës së shpejtë: fasha, alkool, leukoplast, dezinfektant.
  • Ilaçe kundër dhimbjeve.
  • Ujë të pijshëm.
  • Maalox i lëngshëm ose ujë i oksigjenuar për t’i përdorur kundër gazit lotsjellës, si dhe sapun neutral kundër spry-t.
  • Uthull që përdoret rreth maskës apo fytyrës për t’u mbrojtur ndaj gazit lotsjellës.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha