“23 tetori 1956 është një ditë që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e njerëzve dhe të kombeve të lira. Ishte një ditë guximi, vetëdijeje dhe fitoreje. Asnjë ditë tjetër, që nga fillimi i historisë, nuk e ka shfaqur më qartë dëshirën e pandalshme të njeriut për të qenë i lirë, pavarësisht gjasave kundër suksesit dhe pavarësisht sakrificës së kërkuar” – John F. Kennedy në nderim të Revolucionit Hungarez të vitit 1956.
Sot është dita përkujtimore e studentëve dhe e luftëtarëve hungarezë të lirisë.
13 ditët e revolucionit hungarez përfunduan të dielën, më 4 nëntor. Budapesti ishte pothuajse plotësisht i shkatërruar. Përplasja e armatosur shkaktoi shumë të vrarë.
Revolucioni hungarez dhe pasojat e tij
Qindra të vrarë nga tanket ruse, mijëra të plagosur, mijëra të burgosur e të ekzekutuar! Rreth 200 mijë hungarezë u larguan drejt Perëndimit.
Në vend u vendos një qeveri demokratike, por jeta e saj nuk ishte e gjatë, pasi komunistët u rikthyen sërish, për t’u rrëzuar përgjithmonë në vitin 1989.
Çizmet e diktatorit komunist
Në përkujtim të kësaj ngjarjeje historike kanë mbetur çizmet e diktatorit komunist. Për t’i pështyrë shumica e për t’i puthur së largu e fshehurazi nostalgjikët e diktaturës.
Burimi: sot.com.al









