Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Aksident në Gostivar plagoset 17-vjeçari që drejtonte mopedin

Aksident në Gostivar plagoset 17-vjeçari që drejtonte mopedin
Foto: albeu.com

Një aksident rrugor ka ndodhur më 25.10.2026 rreth orës 18:30, në rrugën “Vëllezërit Ginovski” në Gostivar. Në këtë ngjarje kanë qenë të përfshirë një automjet për transport pasagjerësh, shoferi i të cilit u largua nga vendi i ngjarjes, si dhe një moped me targa të Gostivarit, që drejtohej nga një shtatëmbëdhjetëvjeçar nga Gostivari.

I mituri ka marrë lëndime trupore dhe është transportuar për mjekim në Qendrën Urgjente në Gostivar, ku janë konfirmuar dëmtimet e tij.

Hetimet dhe kallëzimi penal

Gjatë hetimeve është vërtetuar se shtatëmbëdhjetëvjeçari e drejtonte mopedin pa leje drejtimi, përkatësisht pa patentë shoferi.

Me udhëzim të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar, ndaj të miturit është ngritur kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal, për “drejtim të pamatur të mjetit motorik”./Telegrafi/

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha