Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kosova

Pacolli: KRM Ambienti në Pejë gjobitet me 3 mijë euro për parregullsi në deponinë e Sferkës

Pacolli: KRM Ambienti në Pejë gjobitet me 3 mijë euro për parregullsi në deponinë e Sferkës

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë me dije se Inspektorati i Mjedisit ka shqiptuar një gjobë prej 3 mijë eurosh ndaj ndërmarrjes KRM “Ambienti” në Pejë, për shkak të parregullsive në menaxhimin e deponisë së mbeturinave në Sferkë.

Parregullsitë e konstatuara në deponinë e Sferkës

Përmes një postimi, Pacolli ka bërë të ditur se gjatë inspektimit janë evidentuar disa parregullsi në menaxhimin e deponisë, përfshirë grumbullimin e mbeturinave pa shtresim të rregullt me dhe.

“Inspektorati i Mjedisit ka gjobitur me 3 mijë euro ndërmarrjen KRM ‘Ambienti’ në Pejë, për parregullsi në menaxhimin e deponisë së mbeturinave në Sferkë”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka bërë të ditur se gjatë inspektimit është konstatuar edhe tejmbushja e lagunës për grumbullimin e ujërave të ndotura, si dhe mungesa e mirëmbajtjes dhe kontrollit të sistemit të kullimit.

Obligimet ligjore për mbrojtjen e mjedisit

Ministrja ka theksuar se respektimi i obligimeve ligjore për mbrojtjen e mjedisit është i domosdoshëm.

“Mbrojtja e mjedisit dhe e ujërave nëntokësore është obligim ligjor që duhet të zbatohet nga të gjithë, pa përjashtim”, ka deklaruar Pacolli.

Burimi: pressonline.al

Të fundit Të gjitha