Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kosova

Përplasje e ashpër mes Rrahmanit dhe Muratit për pagat e punonjësve të strukturave paralele

Përplasje e ashpër mes Rrahmanit dhe Muratit për pagat e punonjësve të strukturave paralele

Një përplasje mes deputetit të PDK-së, Eman Rrahmani, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, ndodhi në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku tema kryesore ishte çështja e pagave të 80 punonjësve të strukturave paralele.

Debati për pagat e strukturave paralele

Diskutimi nisi kur Rrahmani e pyeti Muratin se kush i kishte paguar pagat këtyre punonjësve. Ministri ia atribuoi përgjegjësinë për rikthimin e tyre në punë PDK-së, duke pretenduar se vendimi ishte marrë nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).

“Distancohu prej qeverisë që e ka nënshkru marrëveshjen në Bruksel për integrimin e strukturave paralele. Prej asaj distancohu”, i tha Murati deputetit të PDK-së.

Rrahmani reagoi duke e akuzuar ministrin se kishte bërë pagesat për këta punonjës.

“Ti i ke pagu pa pare”, tha ai.

Në kundërpërgjigje, Murati deklaroi se punonjësit fillimisht ishin përjashtuar nga puna nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, por më pas ishin rikthyer me vendim të KPMSHCK-së.

“A e din kush i ka kthy në punë dhe ka dhënë urdhër me i pagu? KPMSHCK-ja, ai anëtari që tha ‘jam me PDK’, ai i ka pagu”, deklaroi Murati.

Akuzat për shumën e pagesave

Rrahmani i quajti gënjeshtra deklaratat e ministrit dhe më pas ngriti pretendime për shumën e pagave të paguara.

“Mos u skuq, mos u zverdh, se ke pagu strukturat terroriste, mbi 500 mijë euro për vitin 2025”, deklaroi deputeti i PDK-së.

Ai pretendoi gjithashtu se nga dita kur Murati është bërë ministër, për këto struktura janë paguar gjithsej 4.8 milionë euro, duke e akuzuar atë se ua kishte ndalur pagesat ushtarëve të FSK-së për punën e kryer.

Murati i hodhi përgjegjësinë për vendimin te PDK-ja, duke pretenduar se personat që i kishin rikthyer punonjësit në listën e pagave ishin të lidhur me këtë parti.

“Ata që i kanë shti në listë të pagave ata persona i ki në parti, bashkëpartiakë i ki. Ajo parti që i ka shti në listë të pagave të strukturave paralele, ajo parti e ka marrë vendimin me i kthy në punë dhe me i pagu pagat retroaktivisht, i kanë thënë Ministrisë së Arsimit”, tha Murati.

Burimi: www.dukagjini.com

Të fundit Të gjitha