Gjithsej 42 profesionistë të shërbimeve sociale nga Qendrat për Punë Sociale dhe strehimoret për viktimat e dhunës në familje u informuan mbi mënyrën e zbatimit efektiv të standardeve, raporton KosovaPress.
Sesionet informuese mbi Standardet për Shërbimet Sociale për Mbrojtjen e Viktimave të Dhunës në Familje u organizuan sot nga Departamenti për Politikat e Shërbimeve Sociale dhe Familjare, me mbështetjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë.
Standardet dhe lista e kontrollit të cilësisë
Përmes një liste kontrolli për cilësinë e shërbimeve, standardet ndihmojnë në sigurimin që rastet e dhunës në familje të trajtohen në mënyrë të njëtrajtshme, përgjegjshme dhe efikase, duke mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e viktimave.
Zbatimi i tyre forcon një qasje të përqendruar te viktima: shërbimet koordinohen, ofrohen në mënyrë të sigurt dhe përshtaten me nevojat e secilës viktimë për të mbrojtur dinjitetin, sigurinë, të drejtat dhe mirëqenien e saj.
Burimi: www.albeu.com









